Punëkërkues

Si ta mbaj CV-në time të përditësuar

Punëkërkues
Sa shpesh jeni munduar të bëni një CV dhe keni patur vështirësi në mbajten mend të detajeve të punës që keni bërë? Nuk janë thjesht datat kur bëni punët që ju harroni por dhe detyrat, projektet apo kurse ku mund të jeni përfshirë. Ju sigurisht nuk duhet ta konceptoni CV-në tuaj me çdo detaj të vogël që bëni por duhet të shtoni me pika ato që mendoni se janë të rëndësishme apo tregojnë aftësitë që ju keni. Gjithmonë duhet të jeni i vetëdijshëm për atë që punëdhënësit kërkojnë, dhe t'i përktheni arritjet dhe eksperiencat tuaja në një gjuhë që të ketë impakt. Për shembull, nëse ju më parë keni punuar në një zyrë si junior nuk keni qenë vetëm “duke bërë dorëzime” por  “ ditë pas dite keni kontribuar në rritjen e efiçencës së kompanisë.” Ndërkohë që eksperienca juaj rritet, është e rëndësishme të krijoni një balancë në mënyrë që CV-ja juaj të reflektojë më të mirën tuaj, aftësitë që ju keni si dhe vlerën potenciale që mund t'i jepni  punëdhënësit të ri. Rregulli i përgjithshëm është se nëse diçka nuk është duke i shtuar vlerë CV-së tuaj atëherë ajo duhet hequr. Ju duhet ta shisni veten sa më mirë të jetë e mundur. Në qoftë se ka kalur shumë kohë dhe e keni të vështirë t'i ktheni kujtimet përpiquni të kontaktoni me menaxherin tuaj të vjetër, ndoshta kujtesa e tij është më e mirë se e juaja. Kontakti përsëri me të mund të krijojë një mundësi pune të papritur. Është mirë të tregoni interes për kompani të ndryshme sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë pozicioni ato kanë të lirë. Sa më aktiv dhe proaktiv të tregoheni aq më shumë shanse do t'i krijoni vetes për të rënë në sytë e punëdhënësit. Ata mund t`ju shtojnë te lista e kandidatëve të vlefshëm për punë megjithëse mund të mos kenë pozicione të lira.