Punëkërkues

Si ta gjej një karrierë që të më përshtatet?

Punëkërkues
Pyesni një klasë me fëmijë se çfarë duan të bëhen kur të rriten dhe do të merrni shumë përgjigje të shkëlqyera, shumica e tyre duan të realizojnë ëndrrën për tu bërë astronaut apo balerina. Sa më shumë përparojmë me edukimin tonë shikojmë se cilat lëndë na interesojnë më shumë por ti transferosh ato në karrierë nuk është gjithmonë e thjeshtë. Nëse keni zgjedhur një drejtim të gabuar dhe po kërkoni të bëni ndryshim nuk është kurrë vonë të bëni këtë. Vlerësoni mundësitë tuaja Në fillim duhet të shkruani disa gjëra bazë në letër kështu mund ti vlerësoni më qartësisht mundësitë tuaja. Përpunoni çfarë pëlqeni dhe çfarë nuk pëlqeni dhe cilat janë aftësitë kryesore që keni. Mbani mend se kjo nuk ka të bëjë me gjetjen e përgjigjes së saktë, kjo ka të bëjë me faktin se cila karrierë përshtatet më shumë me personalitetin tuaj. Testet e vlerësimit mund t`ju ndihmojnë për të vlerësuar se si jeni të lidhur me njerëzit e tjerë dhe si i vlerësoni problemet. Edhe nëse ju e ndieni se e dini se çfarë doni të bëni ju mund të zbuloni disa surpriza rreth vetes tuaj përsa i përket karrierës që më parë nuk i konsideronit. Bëhuni të sinqertë për aftësitë tuaja sepse kjo do ju lejojë të shikoni  në fushat për të cilat keni nevojë për të përmirësuar në mënyrë që të arrini aspiratat tuaja. Mendoni sikur roli ideal për ju të jetë në të njëjtën industri për të cilën ju keni eksperiencë. Është shumë më e lehtë të ndryshoni punë brenda së njëjtit sektor dhe të gjeni të njëjtën punë në një kompani më të mirë. Një faktor tjetër për tu konsideruar është progresi që ju lejon të bëni një rrugë apo një karrierë e caktuar. Synimi për një punë që do të plotësojë nevojat tuaja tani mund të jetë mirë për një periudhë të shkurtër kohe, por pas 5 vjetësh kur ju do ju duhet të fitoni më shumë por nuk do jeni në rrugën e duhur për të arritur këtë? Mështeteni veten te suksesi Tani që e keni vendosur se ku doni të shkoni, përpiquni. Bëni kërkimet në zhvillimet më të fundit në industrinë që keni zgjedhur dhe flisni me njerëzit që bëjnë punën që ju doni. Ju mund të kërkoni të bëni ekperiencë ose një punë part time për të futur këmbët në një kompani. Dukuni para punëdhënësit një punonjës i përkushutar, i motivuar dhe i informuar dhe tregoni se ata mund të përfitojnë duke ju mbajtur në biznesin e tyre.