Postuar më: March 3, 2021
Gjetja e nje pune eshte nje gje dhe gjetja e punes se duhur eshte nje gje tjeter. Procesi i punesimit edhe pse mund te konceptohet si thjesht dergimi i nje CV-e dhe kontaktimi me punedhenesin, eshte me teper se kaq. Nese ju po kerkoni te gjeni punen e enderruar, duhet te mobilizoheni dhe te organizoni ndryshe procesin.
Ju ndihmojme me keto 4 hapa:
Punedhenesit kalojne mesatarisht 15-30 sekonda kohe per te skanuar CV tuaj, ne menyre qe te gjejne kandidatin e duhur per pozicionin e lire te punes. Keshtu qe, ju duhet te keni nje CV te permbledhur, te sakte dhe estetike ne menyre qe te terhiqni vemendjen e punedhenesit. Si ta beni kete?
Disa keshilla dhe shembuj CV-sh i gjeni ne linkun e meposhtem:
https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-cv
Mos harroni te kaloni CV-ne tek shoket, miqte, pedagoget tuaj apo tek keshilluesit e karrieres, per te marre nje vleresim dhe per te permiresuar me tej paraqitjen e CV-se.
Nese ju ende nuk e keni te qarte se ku mund te punesoheni apo cila do te ishte puna juaj ideale, duhet te vizitoni faqet apo portalet e punesimit si duapune.com dhe te njiheni me punet sipas kategorive perkatese:
Kliko ketu >> Punet sipas Kategorive
Ose Kompanite qe ofrojne punesim:
>> https://duapune.com/employers
Aty ju do te gjeni mundesi punesimi te ndryshme, me aftesite qe kerkohen dhe detyrat apo kualifikimet perkatese. P.Sh.:
Nje menyre tjeter per te kerkuar pune te aferta me ate çfare ju kerkoni eshte duke kerkuar ne "search" me fjale kyçe, si p.sh.:
Ne kete menyre ju do te gjeni pozicione pune si asistente ne biznese te ndryshme qe mund t'i perkasin dhe sektoreve qe skane te bejne me formimin tuaj, por tipologjia e punes mund te jete shume e pershtatshme per ju.
Njihuni me çfare kerkojne punedhenesit per pozicione pune qe kane te bejne me fushen e studimit apo formimin tuaj. Per ta bere kete mjafton te vizitoni punet sipas kategorise perkatese dhe te familjarizoheni me ate çfare kerkohet tek kualifikimet dhe detyrat/pergjegjesite e secilit pozicion. Ne kete menyre ju do te perfshini ne CV tuaj informacionet e duhura, nese ende nuk i keni vendosur dhe gjithashtu mund te filloni te ndiqni trajnime apo kurse kualifikimi sipas kerkesave qe ka me shume tregu. (Si p. sh. nese keni diplome ne finance duhet te kryeni edhe kursin Financa 5, pasi eshte nje nga kriteret e kualifikimit per keto pozicione.) Kjo do t'ju beje nje kandidat me te gatshem per tregun e punes.
Vizitoni nderkohe edhe indeksin e punesimit per te pare trendin e pozicioneve te punes ne duapune.com:
>> https://www.duapune.com/employment-index
Nese ju do te kishit nje CV ne duapune.com dhe do te percaktonit disa te dhena rreth formimit tuaj, do te ishte me e lehte per punedhenesin t'ju identifikoje si kandidat i mundshem per pozicionet e punes te publikuara.
Ndaj Regjistrohuni ne duapune.com nepermjet ketij linku >> https://www.duapune.com/jobseeker dhe filloni te ndertoni CV tuaj ne kete portal, ne menyre qe te jeni me te dukshem per punedhenesit potenciale.
Ju gjithashtu mund te hapni nje profil ne rrjetin e profesionisteve ne Linkedin dhe nese e keni hapur ta permiresoni ate duke perfshire informacion me vlere per formimin tuaj profesional. Ky profil do t'ju beje me te dukshem tek rekrutuesit apo kerkuesit e talenteve.
Per me shume keshilla rreth punesimit tuaj vizitoni Udhezuesin e Karrieres: https://www.duapune.com/career-guide ose Blogun tone https://www.duapune.com/blog