Punëkërkues

Si te perfitoni nga deshtimi?

Punëkërkues Psikologjia e punës Covid 19
Çfarë do të thotë të dështosh në kohë pandemie dhe si mund të përfitoni nga dështimi? Një nga gjërat më të mira që ndodhi gjatë kësaj kohe ishte mentaliteti "ne jemi të gjithë bashkë, ne do t’ia dalim". Gjithsesi, nëse ju ndodh të dështoni, ju ndiheni vetëm. Kur dështoni, ështe më se normale të ndiheni të vetmuar dhe mund të keni shumë pak ose aspak përkrahje nga kolegët tuaj dhe mund t’ju mungojë diçka si "Unë jam këtu me ty". Nga situata e pandemisë, shumë njerëz kanë humbur diçka ose po humbasin. Ata janë jo produktivë dhe po marrin vërejtje për largim nga puna. Ata po humbasin fokusin ose çfarëdo gjëje tjetër dhe thjesht nuk mund të përqendrohen tërësisht në punë. Por në këto kohë, kur dështimi duket i zakonshëm, mendoni pak a mund të përfitoni nga dështimi? “Suksesi është aftësia për të kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin” – thotë Winston Churchill Dhe ne ju tregojmë se çfarë keni përfituar nga dështimi:
  • Keni mësuar diçka
Nëse koronavirusi na ka mësuar ndonjë gjë, është që ne duhet të jemi në gjendje të përshtatemi, të reflektojmë mbi veten dhe të përmirësohemi. Kur dështoni, mos harroni që po mësoni se si të përballeni me vështërsitë dhe të përmirësoheni më tej dhe kjo është gjithmonë e vlefshme.
  • Do të jeni më i fortë
Kur ndodh të sfidoheni në karrierën tuaj, mësoni se kush ju mbështet në rrjetin tuaj, çfarë do të donit të bënit në të vërtetë dhe cila pjesë e karrierës tuaj ka vërtet rëndësi për ju. Kjo do t'ju bëjë një person më të mirë, një punonjës më të mirë, një koleg më të mirë dhe një drejtues më të mirë.
  • Do të jeni më shumë kreativë
Ne mendojmë se është interesante të shohësh mënyrën se si njerëzit janë përshtatur me dështimet gjatë kësaj pandemie. Dizejnuesit e modës në New York filluan te krijojnë maska për fytyrën për shkak të dështimit të kujdesit shëndetësor në furnizimin e punonjësve me pajisjet e nevojshme. Mësuesit po mësojnë mënyra se si t'i mësojnë studentët e tyre kur sistemet në internet ndryshojnë me shpejtësi. Kur dështoni, truri juaj do të fillojë të mendojë për gjëra të tilla si: "Si mund ta bëj ndryshe herën tjetër?" apo "Çfarë mund të bëj për të ndryshuar situatën?" Këto janë gjëra pozitive. “Një mendje krijuese është gjithmonë një pasuri në çdo karrierë”. Vetëm mos harroni se dështimi në karrierën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të përgatitur veten për të ardhmen dhe se ju po ndërtoni forcën, krijimtarinë dhe karakterin tuaj. Dështimi mund të jetë i vështirë në çdo kohë, por gjatë një pandemie mund të jetë edhe më e vështirë sepse tashmë mund të jeni duke ndjerë shumë ankth dhe stres. Për të përballur stresin dhe frikën ndaj dështimit kemi disa këshilla për ju në artikullin rradhës “Si të përballoni frikën ndaj dështimit”. Na ndiqni në duapune.com/blog "Miku juaj për punë dhe karrierë" - duapune.com Burimi: http://onthejob.45things.com/2020/04/how-your-failure-can-benefit-you-and.html