Punëkërkues

Si mund ta menaxhojmë më mirë kohën e punës?

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Këshillimi i karrierës

work-problems1•  Bëj një listë ku të renditësh të gjitha gjërat që duhet të bësh gjatë ditës, duke përfshirë edhe detyrat e tua rutine. • Mendo për afatet, si edhe ji i vetëdijshëm për “orën tëndë të brendshme” p.sh: nëse je në pikun e përqëndrimit, frymëzimit dhe aftësive të tua mendore, merru dhe kryej punët më të ndërlikuara dhe sfiduese. • Bëj vend edhe për ndërprerjet, telefonatat, mbledhjet etj. Si edhe mos harro të bësh edhe pushime të shkurtra herë pas here. • Mbaje të pastër e të rregullt tavolinën tënde të punës, pasi organizimi dhe rregulli i vazhdueshëm të ndihmon të jesh më i qartë dhe qartësia ndikon në të kryerit e punëve më shpejtë.