Punëkërkues

Si mund ta kuptoj se cilën ofertë pune të pranoj?

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
 Pas shumë aplikimeve dhe një numri të madh intervistash ju e keni mbaruar kërkimin e punës dhe keni marrë ofertë nga dy firma të ndryshme. Tani ju ka mbetur vetëm të vendosni se cilën ofertë të pranoni. Çdo ofertë ka anët e saj pozitive në fusha të caktuara dhe disa faktorë që duhen marrë në konsideratë. Po pyetja mbetet, si të vendosni? Janë disa gjëra që ju duhet të parashikoni përpara se të pranoni apo refuzoni ofertën. Rroga dhe përfitimet Nëse rroga është një faktor përcaktues për ju, pyesni veten nëse ju është ofruar një rrogë e përshtatshme për aftësitë dhe eksperiencat tuaja? Cila kompani ju ofron potencial më të lartë fitimi? Vendodhja e kompanisë Cila nga kopmanitë është më afër banimit tuaj? Sa kohë dhe kosto duhet të harxhoni për të vajtur? Reputacioni dhe madhësia e kompanisë Nëse ju keni filluar punë në fushën tuaj në një kompani me emër kjo do ti japi vlerë CV-së tuaj. Por do të jetë komplet e kundërta nëse kompania ka një emër të keq në treg. Mundësi për zhillim karriere Shpesh ne e ndryshojmë punën sepse duam të mësojmë aftësi të reja dhe të rritemi në karrierë. Kështu shikoni për mundësitë që ju jep çdo punëdhënës trajnimet dhe zhvillimin. Shefi i ri Mendoni se do të keni një mardhënie të mirë me shefin tuaj? Kjo është një madhënie e rëndësishme sepse do të vendosni nëse koha juaj si punonjës do të jetë e pëlqyeshme apo jo. Pra gjatë intervistës ju duhet të krijoni një ide për shefin. Shkruani në letër Vizatoni një tabelë me dy kolona. Në fillim të tabelës vini emrat e kompanive dhe shkruani cilësitë e secilës kompani. Jepini çdo kompanie pikët që meriton sipas jush dhe mblidhini në fund. Ajo kompani që do të ketë pikët më të larta do të fitojë shërbimin tuaj. Në qoftë se pas gjithë kësaj pune ju nuk mund të vendosni ende, besojini instiktit tuaj i cili shumicën e rasteve është i drejtë.