Punëkërkues

Punëkërkues Këshillimi i karrierës

Si mund ta dalloni nje vend pune toksik?

Një mjedis toksik pune ndikon shumë në gjendjen tonë mendore. Shpesh, nuk mjafton një rrogë e kënaqshme për të zgjedhur një vend pune, kur e di që në zyrë rrethohesh nga kolegë abuzivë apo kompani pa një etikë të caktuar pune. Të gjitha këto lënë shenja tek ne që reflektohen në shëndetin fizik dhe mendor si përshembull stresi i shtuar, mungesa e gjumit apo urisë, etj. Si ta kuptoni që një ambient është i tillë? 

5 sinjalet kryesore i gjeni në vijim.

  • 1. Njerëzit që punojnë atje flasin keq për kolegët dhe mund të tregojnë brenda pak minutash edhe gjëra konfidenciale që ndodhin brenda kompanisë. Dëgjoni me kujdes çfarë thuhet rreth ambientit dhe mënyrës sesi trajtohen njerëzit atje.

  • 2. Kompania në fjalë ka komente negative ku mes të tjerash përmendet një kulturë e keqe pune.

  • 3. Ne media ose ne rrjetet sociale ekzistojne artikuj negative lidhur me mosrespektimin e rregullave te punes.

  • 4. Gjëja e parë që supervizori/ja të përmend eshte fakti që ti mund të dështosh. Ç'mund të presësh nga një ambjent pune që të dekurajon ende pa nisur mirë?

  • 5. Verifoni nëse kompania ka patur probleme ligjore. Kjo tregon shumë.

Burimi: Huffingtonpost