Punëkërkues

Si mund ta analizoj intervistuesin tim?

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Kur shkoni në një intervistë ju duhet ta kuptoni që intervistesit siç janë të interesuar të dinë nëse ju jeni i përshtatshëm për punën po ashtu janë të interesuar të dinë nëse ju e pëlqeni kompaninë. Nëse jeni një kandidat i fortë ka shumë mundësi t`ju ofrohet më shumë se një punë. Disa analiza për intervistesin, si dhe anët pozitive dhe negative të vet punës, mund t`ju ndihmojnë  të vendosni se për kë doni të punoni në të vërtetë. Përpiquni të “lidheni” me personin që po ju interviston edhe pse jeni duke u përgjigjur për  pyetjet.  Mbani një kontakt të rregullt sy më sy dhe sigurohuni që intervista juaj të marri formën e një dialogu më shumë se sa një seri pyetjesh dhe përgjigjesh pa fund. Bëni pyetje të rëndësishme në lidhje me kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj si për shembull: •         Në cilin drejtim po shkon kompania? •         A ka ndonjë plan zgjerimi? •         A e praktikon shpesh kompania promovimin? Gjithashtu është e rëndësishme të qartësoni pozicionin e saktë për të cilin po intervistoheni: •         Pse është hapur ky vend? •         Si do ta vlerësoni punën time? •         Si përshtatet roli në strukturën e departamentit? Nuk është e lehtë ti mbani mend të gjitha ato që flisni gjatë intervistës kështu është mirë të mbani shënime dhe ti shikoni ato më vonë me detaje nëse ju pështaten apo jo? Po ashtu ju duhet të keni një ide për mjedisin e punës. •         A është një ambjent i mirë për ju? •         A duken njerëzit të kënaqur me punën e tyre? Ju duhet të dini saktësisht se çfarë  doni. Vlerësoni se çfarë është më e rëndësishme për ju. Është puna, shpërblimet apo vendodhja? Në qoftë se mendoni se keni një shans të dytë për intervistë atëhere përpiquni që herën tjetër të sillni më shumë shembuj e fakte në përgjigjet tuaja. Në qoftë se ju jepen dy mundësi pune përpiquni të krahasoni të tërë paketën duke përfshirë pushimet,  ikjet kur jeni sëmurë, bonuset, promovimet etj.