Punëkërkues

Si dukeni në sytë e menaxherëve të punësimit gjatë intervistës

Punëkërkues
Foto 26Mund t’ju interesojë të dini se si dukeni ju gjatë një interviste pune, në sytë e një menaxheri të burimeve njerëzore. Më poshtë janë disa këshilla sesi duhet të silleni në çdo hap të intervistës. Përshtypja e parë  Pamja juaj është pika e parë e kontaktit me intervistuesit, para se ju të flisni. Punëdhënësi shikon veshjen tuaj, si e mbani veten dhe energjinë që ju shfaqni atë ditë.
  • Vishuni në mënyrë të përshtatshme për ambjentin e kompanisë ku po aplikoni.
  • Mund të mbani një portofol, çantë të vogël apo një dosje që të jetë atraktive. Nuk duhet të keni çanta plastike me vete.
  • Mund të mbani një stilolaps të cilin e dini që shkruan mirë dhe që të mos ketë emrin e ndonjë kompanie të shkruar në të.
  • Kujdesuni që këpucët dhe veshja juaj të jenë të pastra.
Përshëndetja e parë 
  • Duke filluar që nga recepsionisti i kompanisë e deri në momentin që do të hyni në ambjentet e intervistës, duhet të tregoheni të sjellshëm duke i trajtuar njerëzit me respekt.
  • Para se të fillojë intervista formale, intervistuesi mund t’ju përfshijë në një bisedë të shkurtër mbi ngjarjet apo lajmet e fundit të vendit. Duhet të jeni i përgatitur për këtë, pasi duke treguar interes për këto biseda, ju krijoni lidhjen e parë me intervistuesit.
Fillimi i intervistës formale  Nëse dukeni nervozë në fillim të inervistës, intervistuesi mund t’ju ofrojë ujë ose kafe që të qetësoheni. Pranoni më mirë ujë se sa një pije të nxehtë. Më pas fillon intervista formale.
  • Duhet të mbani kontakt me sy me intervistuesit, në të kundërt do të dukeni sikur i shmangeni shkimit të intervistuesit, duke krijuar kështu përshtypjen e një kandidati të dobët.
  • Nëse ju bëhet pyetja “Më flisni për veten tuaj”, filloni të tregoni aftësitë tuaja që mendoni se mund të përshtaten me ato që pozicioni kërkon. Numri i fëmijëve në familjen tuaj apo fakti që juve ju pëlqen të bën ski, nuk janë aspekte që i interesojnë intervistuesve.
Intervista
  • Mos i ndërprisni intervistuesit gjatë kohës që ata ju drejtojnë pyetje. Duhet të tregoni që jeni një dëgjues i mirë. Pas pyetjes, përgjigjuni sa më qartë, ndoshta duke treguar edhe ndonjë histori apo situatë reale. Njerëzit mbajnë mend më shumë një histori sesa thjesht fjalë.
  • Mund t’ju pyetet “Pse zgjodhët pikërisht Fakultetin e Matematikës (për shembull)?”. Duhet të përgjigjeni me ato aftësi që ju mendoni se keni dhe se mund t’ju ndihmojnë në këtë pozicion.
  • Nëse ju pyetet për ndonjë aftësi tuajën, nuk duhet asnjëherë të përmendni si pikat tuaja të dobta ato kërkesa që ka pozicioni.
Mbyllja e intervistës 
  • Në fund të intervistës mund të bëni edhe ju pyetje. Vetëm në qoftë se intervista ka zgjatur 3 orë dhe është diskutuar çdo gjë, nuk duhet të bëni pyetje.
  • Falenderoni intervistuesit për kohën e tyre dhe shprehuni se do të ishte një mundësi shumë e mirë për ju ai pozicion pune.
  • Përpiquni të informoheni me vendimin që do të merret më vonë nga punëdhënësit, por nuk duhet të bëheni të paduruar dhe të bezdisur sepse mund të dukeni si të dëshpëruar për një vend pune.