Punëkërkues

Punëkërkues Këshillimi i karrierës

Si duhet të silleni kur ndiheni konfuz në punë

Ndonjëherë, ju thjesht nuk e dini se çfarë të bëni. Kur një moment i tillë si “nuk e kam idenë ҫfarë po ndodh” përsëritet në ambientin e punës, kjo mund të jetë shqetësuese. 

Nëse e gjeni veten përballë një vështirësie kur vjen puna te një projekt apo detyrë e caktuar, mos u frikësoni. Bëni këto gjëra për të rifituar një ndjenjë kontrolli dhe qartësie.

  • Bëni një pushim dhe ҫlirojeni kokën tuaj nga mendimet. 

Ngrihuni dhe ecni përreth, merrni një kafe, ose thjesht largohuni nga tavolina juaj për pak minuta.”

  • Praktikoni ushtrimin e hartës së mendjes. 

Më pas, merrni një copë letër dhe filloni të bëni një hartë të mendimeve tuaja. Shënoni gjithçka që dini për situatën (mund të keni në dispozicion më shumë informacion sesa mendoni) si dhe të gjitha faktet e panjohura.

  • Shikojeni situatën si një mundësi për të mësuar më shumë. 

Jini të hapur ndaj mundësive dhe synoni të gjeni një rrugë për të ecur përpara, edhe nëse kjo do të ishte jashtë zonës suaj të komfortit.

  • Flisni me të tjerët. 

Kjo qasje bashkëpunuese do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje, ose të paktën rrugën drejt zgjidhjeve të mundshme.

  • Pyesni drejtuesin për përshtypjet e tij. 

Nëse nuk dini se ҫfarë të bëni, mos kini frikë të pyesni shefin tuaj për të marrë disa këshilla prej tij. Shanset më të mëdha janë që ata do të jenë më se të lumtur për t’ju ndihmuar.

 

Si duhet të silleni kur ndiheni konfuz në punë - Business Magazine Albania