Postuar më: May 16, 2016
Shumë njerëz ecin me supozimin se nëse e bën punën mirë, atëherë do të të ndjekë edhe rritja e rrogës. Për të arritur tek kërkimi i rritjes së rrogës, ju duhet të pyesni se çfarë duhet patur parasysh për të kërkuar rritje rroge. Por, para se të kërkoni këtë gjë, duhet të jeni të sigurtë që jeni të përgatitur për këtë hap.
1. Informohuni gjerësisht për situatën në kompaninë tuaj. Është gjithmonë e lehtë për tu ngritur profesionalisht kur kompania është duke ecur mirë. Nëse kompania juaj nuk është në një gjendje të mirë ekonomike atëherë shtyni bisedimet për një kohë tjetër.
2. Shqyrtoni me vërtetësi vlerat tuaja në treg. Sa duhet të jetë rroga juaj për të konkuruar me punonjës të kategorisë tuaj brenda dhe jashtë kompanisë? A duhet që puna juaj të kërkojë të përdorni aftësitë dhe përvojën më të mundëshme që zotëroni? I njihni vlerat tuaja të vërteta, të cilat të mund t’i vini në dukje?
3. Shfaqni kontributet tuaja më të mëdha. Ju keni më shumë gjasa për tu rritur dhe për të fituar rritje rroge, nëse shefi juaj mund ta parashtrojë rastin tuaj para të tjerëve në kompani. Gjeni mundësi për të demonstruar vlerat tuaja përpara shefit dhe ekipit tuaj.