Postuar më: July 5, 2011
Vazhdoni të bëni atë që dëshironi, dhe luftoni për të qënë më i miri. Qëndroni i fokusuar për të bërë atë që dëshironi, bëni një përqasje të asaj që ju jeni me misionin e një organizate ose corporate, ky do të ishte dhe suksesi juaj.
2. Prano realitetin dhe pashmangshmërinë e ndryshimit
Pranoni se disa gjëra nuk janë në kontrollin tuaj, dhe përqëndrohuni në ato gjëra që ju i keni në kontroll.
3. Mbani lidhjet tuaja të tanishme dhe të gjalla
Mos lejoni që të humbisni në punën tuaj. Lejoni kohë vetes që të ketë dhe kafe me njerëz të njohur, me kolegë, të mbani kontakte të reja biznesi. Rrjeti juaj i të njohurëve është shumë i rëndësishëm dhe kërkon kohën e vetë të mirëmbajtjes.
4. Përdorni krijmtarinë tuaj për të qënë krijues
Si mund të përdoni aftësitë tuaja në një mënyrë të re për të zgjidhur problemet më të vështira të kompanisë suaj? Si mund të rindërtoni përvojën tuaj për t’iu përgjigjur vështirësive në një mënyrë bindëse? Një këshilltar karriere mund t’ju ndihmojë të njihni anët tuaja të forta kryesore duke ju dhënë një prespektivë të re dhe më krijuese.