Rregullat e sjelljes gjatë një interviste pune
Postuar më: June 28, 2016
Përpara intervistës…. - Sigurohu qe jeni i/e pastër dhe flokë të rregulltë!
- Mbaj mend që është më mirë shumë e veshur se sa e zhveshur!
- Merrni me vete kopje të CV tuaj.
- Sigurohu që të keni mjaftueshëm kohë për të shkuar në intervistë. Mundohuni të jeni 10 minuta përpara, por jo më përpara se kaq.
- Trajtoni me respekt recepsionisten apo asistenten. Ju asnjeherë nuk mund të dini se çfarë roli mund të kenë ato në procesin e punësimit.
Gjatë intervistës…. - Krijoni një përshtypje të parë pozitive dhe profesionale duke u treguar i sigurtë dhe duke dhënë një shtrëngim duarsh të vendosur të gjithë intervistuesve, duke iu drejtuar në emër ndërkohë që ai/ajo prezantohet.
- Përforco profesionalizmin dhe aftësinë tënde për të komunikuar efektivisht duke folur qartë dhe duke shmangur pasthirrma si “uh”, “aha”, apo zhargon.
- Përdorni një fjalor profesional, nëse pyetja e kërkon diçka të tillë.
- Mbani kontakt me sy kur flisni.
- Mos luaj me duart, mos prekni fytyrën si dhe mos bëni shenja nervozizmi.
Pas intervistës….. - Sigurohu që të falenderosh dhe t’i japësh dorën secilit intervistues.
- Dërgojini një letër apo një e-mail të shkurtër falenderimi secilit prej intervistuesve sapo të arrini në shtëpi.