Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesPostuar më: June 15, 2016
Intervista nuk ka përfunduar akoma. Pasi intervistuesi të ketë bërë të gjitha pyetjet, do t’ju pyes nëse ju keni ndonjë pyetje për kompaninë. Do të ishte më mirë që ju t’i keni parapërgatitur pyetjet tuaja. Sa më të përshtatshme dhe në lidhje me kompaninë apo pozicionin të jenë pyetjet aq më shumë i/e përkushtuar dhe entuziastë do dukeni. Dy deri në tre pyetje janë mjaftueshëm. Shmangni pyetje që kanë lidhje me pagën, pushimet, orarin të cilat mund të negociohet pasi të keni fituar punën. Për momentin ju jeni duke bërë intervistën pune, kështu që ju duhet të tregoni se sa i interesuar, inteligjent dhe i përkushtuar jeni. Aspekte për të cilat mund të pyesni përfshijnë: Pozicioni i punës – përgjegjësitë, projekte të veçanta, qëllimet kryesore, kriteret e performancës. Vlerësimi i performancës – skema e vlerësimit, metodat e rishikimit, pagesat apo promovimi. Organizimi i kompanisë apo i Departamentit – kujt do t’i raportosh, cili është roli juaj në organizatë etj. Mundësi – si udhëtime, trajnime, kualifikime etj. Karriera – mundësi promovimi, pritshëmritë e kompanisë, rritja e kompanisë dhe zhvillimi më tej. Më konkretisht disa nga pyetjet mund të jenë: