
Sipas raporteve të fundit, tendenca e rekrutuesve është që të punësojnë duke u bazuar në entuziazëm. Përderisa aftësitë janë të rëndësishme, ato mund të mësohen, por nëse një kandidat nuk e do vërtetë punën, dhe nëse ata nuk janë vërtet të interesuar të punojnë në industrinë tuaj, atëherë ata do të largohen sapo t`ju ofrohet një mundësi më e mirë.
Lajme të mira për punëkërkuesit Kjo është muzikë në veshët e punëkërkuesve. Nëse dikur aftësitë janë konsideruar jetike për të ecur mirë në një intervistë, rekrutuesit janë bërë tashmë më të butë pasi kanë kuptuar se aftësitë
e çojnë një punonjës deri në një farë pike. Rekrutuesit këto ditë duan të punësojnë punonjës të cilët do të përparojnë në kompaninë e tyre, të cilët do të tregojnë entuziazëm dhe iniciativë, dhe të cilët do të çojnë kompaninë drejt suksesit. Reçesioni detyroi shumë rekrutues që të ulin numrin e të punësuarve, dhe sa herë që një vend i lirë hapej, ata detyroheshin që të punësonim njerëz me eksperiencë. Megjithatë, kjo solli disa probleme, pasi të punësuar të cilët kishin më shumë eksperiencë, u lodhën në pozicionet e ulëta dhe me rroga minimale, kështu që largoheshin. Ndërkohë që, numri i të sapo diplomuarve pa punë po rritej dita diës. Tani, rekrutuesit janë në gjurmim të të sapo diplomuarve entuziast dhe profesionistë, të cilët mund të shfaqin interes të vërtetë në punë, dhe kjo në fund të fundit hap mundësinë për punë në një treg shumë më të gjerë.
Ndikimi tek konkurrenca Konkurrenca për punë ka të ngjarë të rritet në mënyrë dramatike. Punëkërkuesit të cilët stepeshin nga aplikimet për punë që nuk posedojnë aftësitë e duhura, tani do të riskojnë dhe do të aplikojnë. Nëse një kandidat kërkon shumë trajnim, i cili është kosto për kompaninë, atëherë një rrogë më e ulët është e pranueshme. Megjithatë, në qoftë se punëdhënësit fillojnë të abuzojnë me sistemin dhe të përfitojnë nga kërkesa për vende të lira pune, efekti mund të jetë i dëmshëm.
Si ti bëni përshtypje një punëkërkuesi entuziast Entuziazmi juaj për punë duhet të shkëlqejë. Ju duhet ti tregoni rekrutuesit që jeni të motivuar sa ata nuk mund të bëjnë pa ju!