
Si një i diplomuar i ri, ju mund të zbuloni se proçesi i gjetjes së punës është më i vështirë se sa mund ta imagjinonit. Në klimën e ftohtë ekonomike, rekrutuesit janë duke përdorur proçesin e rekrutimit për të larguar kandidatët e papërshtatshëm ose ata që do mund të largohen nga kompania brenda pak viteve. Çfarë punëdhënësit janë duke kërkuar përveç të gjithave janë punëkërkuesit që kanë kulturën e përshtatshme për të qëndruar gjatë me kompaninë. Kualifikimet dhe aftësitë mund të fitohen sapo një person të punësohet por gjetja e personalitetit dhe karakterit të duhur është vital. Për të gjetur sa më shumë informacion që të jetë e mundur dhe për të testuar se si mund të reagoni në situata të ndryshme apo të papërshtatshme rekrutuesit do ju bëjnë një sërë pyetjesh të vështira, hileqare dhe të papërshtatshme. Këtu është një përzgjedhje me disa pyetje intervistash për të përgatitur veten tuaj… 1. Më thoni për veten… 2. Cila është dobësia juaj më e madhe? 3. Cili është pendimi juaj më i madh? 4. Pse mendoni se do të jeni i sukseshëm në këtë punë? 5. Pse ne duhet t`ju konsiderojmë juve mbi të gjithë kandidatët e tjerë të cilët kanë të njëjtat aftësi dhe diplomë si ju? 6. Më thoni diçka interesante për veten tuaj… 7. Më jepni një shembull kur keni zgjidhur një konflikt në punë… 8. Ku e shihni veten pas 5 vjetësh? 9. Pse u larguat nga puna e mëparshme? 10. Çfarë dini për këtë kompani? 11. Cilat janë pritshmëritë tuaj për pagat? 12. Sa kohë do të qëndroni në kompaninë tonë? 13. Mendoni se keni qenë i suksesshëm në jetë, deri tani? 14. Çfarë zhvillimesh të reja parashikoni se do të ketë në këtë industri? 15. Si do ta vlerësonit memorien tuaj? 16. Unë do të shkoj me pushime së shpejti, ku do të më rekomandonit? 17. Nëse do të dëshironit të ishit dikush tjetër kush do të dëshironit të ishit? 18. Nëse do të duhej të merrnit vetëm një gjë në një ishull për 6 muaj, çfarë do të ishte? 19. Në shkallën nga 1-10 si do të më vlerësonit mua si intervistues?