Punëkërkues

Pyetjet më absurde gjatë intervistës së punës

Punëkërkues Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor

Ndodh shpesh që rekrutuesit të bëjnë pyetje të çuditshme. Këto janë 9 pyetjet më absurde të bëra (me të vërtetë) gjatë intervistave në disa prej kompanive më të rëndësishme në botë.

1. Nëse gjermanët do të ishin populli më i gjatë në botë, si do ta vërtetoje? – pyetje nga HP për kandidadët e pozicionit të Product Marketing Manager.

2. Në sa mënyra të ndryshme mund të mbledhësh ujin nga një liqen dhe ta sjellësh nga fundi i malit deri në majë? – pyetje për kandidadët për pozicionin e inxhinerit për Disney Resort.

3. Sa para kanë harxhuar për benzinën banorët e Dallas-it në vitin 2008? – pyetje e bërë nga American Airlines për kandidatët për pozicionin e Revenue Manager.

4. Sa persona po përdorin Facebook-un në San Francisco në orën 14.30 të të premtes?– pyetje nga Google për kandidatët për pozicionin e Vendor Relationship Manager.

5. Të magjeps jeta? – pyetje nga Ernst&Young për kandidatët për pozicionin e analistit fiskal.

6. Çfarë mendon për statujat që njerëzit vendosin nëpër bahçe? – pyetje nga zinxhiri i dyqaneve tregtues tw ushqimit bio Trader Joe’s për kandidatët për pozicionin e shitësve.

7. Mahatma Gandhi do të mund të krijontë një software të mirë inxhinierik? – pyetje nga Deloitte&Touche për kandidatët për pozicionin e analistit.

8. Dhoma, tavolina, makina: cilën pastron më parë? – pyetje nga zinxhiri ndërkombëtar i ëmbëltoreve Pinkberry për kandidatët pë pozicionin e shefit të sallës.

9. Çfarë zgjidhje do të gjeje për të shuar urinë në botë? – pyetje e bërë nga Amazon për kandidatët për pozicionin e Software Developer.