Punëkërkues

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Publikime dhe njoftime

Punësimi Sezonal në Gjermani për studentët shqiptarë për vitin 2022

DIMAK Albania (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë), e mbështetur edhe nga DM Consulting Services/ duapune.com, informojnë mbi organizimin e punësimit sezonal 2022 në Gjermani për studentët shqiptarë.

Punësimi sezonal zhvillohet çdo vit përgjatë pushimeve semestrale. Studentët duhet të jenë të motivuar për të jetuar dhe punuar në Gjermani për dy ose tre muaj dhe
duhet të angazhohen plotësisht gjatë gjithë procesit dhe sipas procedurave ligjore.

Kush mund të aplikojë?
- Studentë që janë të regjistruar në një universitet/shkollë profesionale në Shqipëri (jo në vitin e fundit).


Çfarë njohurish për gjuhët janë të domosdoshme?
- Punët sezonale ju lejojnë të fitoni përvojë të re pune jashtë vendit dhe janë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar zbulimin e një mënyre të re të jetesës. Zotërimi i mirë i gjuhës gjermane është një element thelbësor për të lehtësuar përvojën tuaj në Gjermani.


Për sa kohë lejohet të punoni?
- Maksimumi 90 ditë (brenda një periudhe kohore prej 12 muajsh, gjatë pushimeve zyrtare të semestrit në vendin tuaj).


Cilat janë kushtet?
- Njohuri të mira të gjuhës gjermane (+).
- Gatishmëri për të punuar të paktën 2 muaj në Gjermani.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar kudo në Gjermani.
- Në rast se për punën që do të bëjnë, duhet të përdorin një automjet duhet kopje e patentës.
- Vërtetim të njohurive të gjuhës gjermane (nëse e kanë).

Sektorët ku mund të punësohen studentët janë:

-Hoteleri

-Shërbim

-Bujqësi

-Turizëm

-Industri e rëndë etj


Çfarë ju duhet për aplikimin?
- 2 formularë aplikimi të plotësuar në formë elektronike dhe të printuar nga të dyja anët, secila me një foto aktuale pasaporte (Formulari).
- 1 certifikatë e regjistrimit në universitet, dokument që kërkohet nga zyra e punës (Bundesagentur
für Arbeit) e firmosur / vulosur nga universiteti apo shkolla profesionale (Certifikata).
- 1 vërtetim origjinal regjistrimi nga universiteti apo shkolla profesionale ku ju ndiqni studimet. Ky dokument duhet të jetë në gjermanisht ose anglisht, ose të përkthehet zyrtarisht nga përkthyes
dhe zyra noteriale të njohura nga Ambasada Gjermane (Përkthyes dhe zyra noteriale të njohura).
- Fotokopje e pasaportës.
- Kopje e patentës (nëse e keni).
- Vërtetim të njohurive të gjuhës (nëse e keni).

Sesionet informuese online

Sesionet informuese do të organizohen online në datat 24, 25, 26, 27 dhe 28 Janar 2022 dhe në datat 2, 3, 4 dhe 7 Shkurt 2022 në platformën ZOOM, me anë të këtij linku: https://us02web.zoom.us/j/7185824855

Për të marrë pjesë në këto sesione informuese mbi procedurat e aplikimit ju lutemi të plotësoni formën e regjistrimit në google formë duke klikuar >> KËTU


Afati i dorëzimit të dokumenteve.


Dorëzimi i dokumenteve duhet të kryhet në datat:

26 dhe 28 Janar 2022

1, 3, 7 dhe 9 Shkurt 2022

(12PM – 4:30PM)

*Adresa fizike për dorëzimin e dokumenteve është:

 Zyrat e Dimak Albania Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr. 4, Bulevadi “Bajram Curri”, Tiranë.

Afati i fundit i aplikimit është data 9 Shkurt 2022.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni tek nr: 069 203 1583