Postuar më: December 22, 2020
Në Shqipëri, emigrimi ka pasur dhe vazhdon të ketë rëndësi shumë të lartë. Pas viteve ’90, emigrimi i shqiptarëve solli jo vetëm të ardhura më të larta në vend por gjithashtu edhe produkte të reja, qasje të re në mënyrën e të jetuarit dhe të menduarit pasi një pjesë e tyre sillnin të ardhura në vendin e origjinës për konsum dhe për investim.
Në 18 dhjetor 2020 Instituti i Statistikave publikoi studimin “Diaspora në Shifra, 2020” ku jepen statistika në lidhje me diasporën shqiptare të shpërndarë në bazë të moshës, arsyes së largimit, vendit të emigrimit, etj.
Sa vlerësohet të jetë diaspora shqiptare, bazuar në grup-moshën?
Figura 1. Diaspora shqiptare në janar 2020
Burimi: INSTAT, 2020
Sipas Institutit të Statistikave, ka një shtim të diasporës me 2.6%.
Bazuar në indikatorin moshë, popullsia e cila jeton jashtë Shqipërisë ju përket këtyre katër target grupeve kryesore:
Pra pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare që gjendet jashtë Shqipërisë i përket moshës 25-40 vjeç, që janë popullsia e cila është në moshë pune, e arsimuar dhe specializuar dhe largohet nga Shqipëria për të punuar dhe për të jetuar diku tjetër.
Po cilat janë arsyet e emigrimit të shqiptarëve?
Lexo KËTU