Postuar më: May 24, 2021
Ne të gjithë jemi njësoj, megjithatë prapë dallojmë kaq shumë!
Mendoj se gjithësecili prej nesh e krijon vetë rrugën që të con tek pasuria. Njerëzit e pasur kanë disa gjëra të përbashkëta. Ata gjithmonë mendojnë sesi, paratë e tyre të punojnë për ta! Dallimi mes zakoneve të njerëzve të pasur dhe të tjerëve gjendet tek disa gjëra që po i sjell më poshtë.
Njohjet e reja
Njerëzit e pasur adhurojnë të takojnë njerëz të rinj. 68% e njerëzve të pasur deklaruan se atyre u pëlqen të njohin njerëz të rinj. Vetëm 11% e njerëzve të varfër thanë të njëjtën gjë. Shumica e njerëzve që kanë stabilitet financiar përpiqen sa më shumë që t’u japin të tjerëve përshtypje të mirë për vetën dhe ta mbajnë atë. Ata nuk harrojnë tu urojnë festat dhe ditët e tjera të rëndësishme miqve të rinj si dhe atyre të vjetër.
2. Njerëzit e pasur nuk besojnë në fat.
Si të jetë e shkruar, epo ky ishte fati im, janë këto mendime që bëhen jeta jote dhe i quan fat. Ky nuk është fati yt, janë mendimet e tua dhe ato bëhen jeta jote.
Mund të fusësh fatin vetëm në raste të rralla, ndoshta atëherë kur po mundohesh të zgjedhësh mes një bluze të kuqe apo të kaltër. Por kur vjen puna tek çështjet madhore, njerëzit e pasur besojnë se ata vetë e caktojnë shtegun e jetës së tyre. Kurse 90% e njerëzve të varfër e fajësojnë fatin për fatkeqësitë e tyre dhe faktorë të tjerë që ata nuk mund t’i kontrollojnë. Për të përmirësuar mirëqenien e tyre, ata investonë para në psikiatra dhe bileta lotarie në vend që të investojnë në edukim, në libra.
3. Mos e urre punën tënde
Ndoshta po pret të jesh një lider, një udhëqes, shef apo drejtor, por më parë më parë duhet të lexosh, të studiosh, të punosh, dhe mbi të gjitha të duash punën që po bën. Të shkosh në majë duhet të pagush një çmim. Asgjë nuk është falas. Pasuria kërkon kohë dhe sakrifica.
“E dua punën time!” Kjo është çfarë thonë 85% e njerëzve të suksesshëm financiarisht. Njerëzit e vobektë shohin më shumë të këqija sesa të mira në punën e tyre. Me një qëndrim të tillë ndaj punës është shumë e vështirë të rrisësh të ardhurat. Nëse nuk e pëlqeni punën që bëni, ndërrojeni dhe mos u ankoni, ose mësoje dhe fillo ta duash.
Të mos e duash shëndetin tend
Kur ti je në rregull ke një mijë dëshira, por kur shëndeti yt nuk është mirë ke vetëm një dëshirë. Të jesh mirë me shëndet.
Njerëzit e pasur i kushtojnë shumë kohë shëndetit të tyre. Këtu përfshihen vizitat tek mjeku, mënyrën e jetës të shëndetshme, sportet (76% e njerëzve të suksesshëm bëjnë ushtrime 4 herë në javë), dietë të balancuar, si dhe nuk kanë zakone të këqija. Kurse vetëm 13% nga ata që kanë të ardhura të pakta e lidhin shëndetin me sukses.
5. Të mos rrezikosh
Nëse provon dhe dështon, ti mëson, por nëse nuk merr iniciativën të provosh, ke humbur gjithmonë. Vetëm 6% e njerëzve të varfër u pajtuan të ndërmarrin rrezik, në mënyrë që të përmirësojnë situatën e tyre financiare. Kurse më shumë se 50% e njerëzve të pasur, që morën pjesë në eksperiment, thanë thanë se rrezikojnë. Shumica e njerëzve të pasur vunë në pah se të rrezikuarit të paktën njëherë në jetën e tyre i ka çuar drejt dështimeve të mëdha, por kanë provuar të ecin përpara e të mos ndalojnë. Duhet ta përqafosh dështmin, dështimi të rrit. Dështimi të mëson se përse gjërat nuk funksionojnë. Nëse lulja nuk rritet nuk e ka fjajin lulja ,diçka po dështon dhe ti duhet të gjesh atë.
LEXO me shume KETU