Postuar më: July 11, 2016
Kurthi: Besoje ose jo, kjo është pyetje “vrasëse” sepse shumë prej kandidatëve janë të papërgatitur për një pyetje të tillë. Nëse këtu ju filloni të belbëzoni pa thënë qartësisht argumentet, keni humbur të gjitha mundësitë.
Përgjigja më e mirë: Tani e kuptoni se sa e rëndësishme është të aplikoni strategjinë e zbulimit të nevojave dhe kërkesave të punëdhënësit përpara se t'i përgjigjeni kësaj pyetje? Nëse ju i dini kërkesat dhe dëshirat e punëdhënësit, kjo pyetje do t’iu rrisë mundësitë e përzgjedhjes sepse ju ndryshe nga kandidatët e tjerë do t'i jepni intervistuesit arsyet më të mira për t’ju punësuar- arsyet që kanë lidhje drejtpërdrejtë me kërkesat dhe nevojat e tij.
Pavarësisht nëse intervistuesi e bën këtë pyetje shprehimisht apo jo, kjo është pyetja më e rëndësishme e intervistës tuaj. Përmend secilën kërkesë të pozicionit të punës dhe argumento pse ju e plotësoni atë kërkesë shumë mirë.
Shembull: “Ashtu si unë i kuptoj kërkesat tuaja, ju po kërkoni fillimisht për dikë që mund të menaxhojë shitjet si dhe marketingun e sektorit të botimeve. Ashtu siç dhe ju thatë, ju kërkoni dikë me eksperiencë në shitjen e librave. Pikërisht në këtë fushë, unë kam investuar 18 vjet të karrierës time. Besoj se i di kontaktet e duhura, metodat, parimet dhe teknika të suksesshme menaxhimi më mirë se çdonjeri tjetër në industrinë tonë”.
“Gjithashtu ju duhet një person që të zgjerojë linjat e shpërndarjes. Në pozicionin tim më parë, idetë e mia novatore dyfishuan, më pas trefishuan, numrin e shitjeve të librave në kompaninë tonë. Jam i sigurtë se mund të bëj të njëjtën gjë për kompaninë tuaj”.