
Nëse shihni jashtë dritares suaj: veshje dimri, temperatura të ulta, sigurisht që është e vështirë të mendoni që tani për punën që do të bëni gjatë verës. Megjithatë, ditët kalojnë dhe ne po i afrohemi gjithmonë e më shumë fundit të vitit shkollor dhe një problem që shqetëson pjesën më të madhe të studentëve është punësimi gjatë verës. Disa prej jush do të mendojnë se është shumë herët të mendoni për punën gjatë verës, por nëse ju doni të rrisni mundësitë për të filluar një punë në verë, filloni të kërkoni që tani. Më poshtë janë 5 arsye pse duhet ta filloni që tani kërkimin.
1. Afatet për pozicionet e punëve janë të shkurtra Shumë kompani private mund të kenë pozicione të lira për periudhën e verës, por ata fillojnë të punësojnë individë para se të vijë vera. Kjo gjë ndodh sepse ata përpiqen të gjejnë kandidatët më të mirë. Po ashtu ka edhe programe për punësime gjatë verës, por ju duhet të filloni të kërkoni për këto mundësi para se të jetë vonë dhe afatet e tyre të kenë përfunduar.
2. Tregohuni kandidat i denjë Nëse ju bëni kërkime për kompanitë apo programet e ndryshme, tregoheni shumë të gatshëm për të punuar me ta dhe merrni informacion për mënyrat e duhura të aplikimit, do te jetë shumë e thjeshtë për ju ta fitoni atë pozicion.
3. Duhet të dukeni ambicioz Punëdhënësit i pëlqejnë kandidatët që i planifikojnë gjërat më para dhe përgatiten për to. Nëse veproni kështu do të dukeni shumë ambicioz dhe me dëshirën e madhe për të punuar në këtë kompani. Duhet të keni kujdes me detajet, për shembull nuk duhet të bëni gabime drejtshkrimore në CV.
4. Kërkimi i një pune të suksesshme kërkon kohë Kushdo që ka kërkuar edhe më parë një punë, e di se është një proçes i ndërlikuar dhe që kërkon kohë. Kështu që jepini vetes kohën e duhur për të kërkuar sa më mirë. Nëse filloni kërkimin që tani, keni më shumë mundësi për të gjetur punën e duhur dhe të përgatiteni mirë për të.
5. “Qendra e Karrierës” Shumë studentë mendojnë se fundi i vitit shkollor është periudha më e mirë kur ata mund t’i drejtohen Qendrës së Karrierës për të marrë këshilla mbi mënyrat e aplikimeve për punë apo informacion mbi postimet për vende të lira pune. Ju mund të shfrytëzoni këto muaj para fundit të vitit për të biseduar me këshilluesit e karrierës. Ata mund të jenë më të gatshëm t’ju ndihmojnë tani sesa më vonë kur kërkesat do të jenë më të larta. Të filloni kërkimin e punës që tani është një plani i zgjuar që do t’ju çojë drejt suksesit. Kërkoni për programe apo pozicionë të lira gjatë verës, kontaktoni punëdhënës të ndryshëm, vizitoni Qendrën e Karrierës në shkollën tuaj e do ta shihni sa shpejt do të siguroni një punë në verë.