Punëkërkues

Profesionet më pak stresuese në Botë – 2013

Punëkërkues Punëdhënës Këshillimi i karrierës Statistika
 

Ka disa njerëz  në jetë të cilët kanë synim karrierat më të fuqishme, të mirë paguara dhe ‘të modës’, e ndërsa të tjerë kërkojnë vazhdimisht punët më pak stresuesë të mundshme.  Nëse jeni dikush që nuk mund të përballoni stresin apo presionin e vazhdueshëm bashkë me punën, atëherë mund të jeni më i përshtatshëm ndaj njërit prej ‘profesioneve më pak stresuese’ të renditur më poshtë.

PROFESOR UNIVERSITETI

I klasifikuar në krye të listës së ‘profesioneve më pak stresuese’ është profesioni i një Profesori Universiteti. Me qëllimin për të marrë një rrogë shumë të mirë, përfitimet e rreziqeve shumë të ulta shëndetësore, dhe një punë në një fushë ‘me mundësi rritjeje të mëdha, është mjaft e qartë për të kuptuar pse Profesori i Universitetit është në krye të listës.

RROBAQEPËSE

Rrobaqepëset dhe rrobaqepësit duhet të tregojnë shumë vëmendje ndaj detajeve në punën e tyre të përditshme por kjo kompesohet se ata punojnë në një ambjent të paqtë dhe relaksues (zakonisht dhe me oraret e vendosura nga ata vetë). Kjo konsiderohet një fushë punë tepër krijuese, dhe shumë nga ata të cilët janë janë të aftë në artin e qepjes së rrobave kanë të shtuar dhe avantazhin e të drejtuarit të biznesit të tyre.

SPECIALIST NË ARKIVIN MJEKËSOR

Ky profesion ishte në fakt i klasifikuar si numër 1 në renditjen e vitit 2012. Sot klasifikohet në vendin e tretë, por pavarësisht, ky është një profesion që regjistron shumë pak stress në vendin e  punës. Ndërsa më së shumti profesionet e mjeksisë klasifikohen si ‘punë tepër stresuese’, profesioni i specialistit në arkivin mjekësor konsiston në qëndrim mbrapa skenës me shumë pak kontakt me pacientët apo situata emergjence.

ARGJENDAR

Ky profesion ka zbritur dy vende nga klasifikimi i 2012 kur ishte i renditur si numri 2. Profesionet që lidhen me bizhuteritë janë mjaft të lakmuar nga ata që kërkojnë një mjedis pune relaksues duke qënë se argjendarët kanë dyqanet e tyre ( duke vendosur kështu vetë orët e punës dhe i marrin vetë të ardhurat e tyre). Ata gjithashtu punojnë në mjedise të qetë dhe paqësor.

OTOLOGJIST

Audiologët gjithashtu kanë mbajtur vendin e tyre si të renditur në vendin e 6 të profesioneve më pak stresuese mes viteve 2012- 2013. Kjo fushë profesioni kalon vazhdimisht në rritje të mëdha dhe duke bërë kështu që individët që janë të kualifikuar për të , të synojnë arritjen e punëve më të mira. Në shtim të kësaj, mjedisi i punës së audiologëve është zakonisht tepër relaksues dhe i kënaqshëm dhe klientët janë pasiv. Sipas kërkimeve, shumë otologjist praktikojnë vetë punën e tyre.

DIETOLOG

Ky profesion në fakt është ngritur në listë, nga vendi i 8-të i vitit të kaluar në vendin e 7-të në 2013. Fusha ku veprojnë është mjaft e kërkuar sidomos në vende ku niveli i obezitetit në rang kombëtar është mbi mesataren. Dietologët ndihmojnë individët të plotësojnë nevojat dietike duke krijuar një program të ngreni të sigurtë dhe të shëndetshëm. Ky është një profesion interesant dhe i ngadaltë; shumë dietologë praktikojnë më vete dhe punojnë me orë në varësi të vizitave të klientëve.

PARUKIER

Habitshëm, profesioni i  klasifikuar si i 3-ti në 2012, tani klasifikohet në vendin e 8-të. Gjithsesi, ky profesion konsiderohet më shumë ‘qejf’ se sa stresuese. Ndërveprimi me klientët, mundësia për të udhëtuar, komunikimet dhe kreativiteti kombinohen të gjitha për ta bërë profesionin e parukierit një punë pak stresuese.

BIBLIOTEKAR

Mjedisi në të cilin bibliotekarët punojnë është shpeshtë paqësor, relaksues, i qetë dhe i civilizuar. Në biblioteka nuk lejohet të ngresh zërin apo të bërtasësh dhe të qënit i rrethuar nga librat është edhe një gëzim më tepër (për të dashuruarit pas librave). Zakonisht, bibliotekat, janë ndërtesa madhështore më shkallë të cilat, e themi sërisht, krijojnë një vend tepër të këndshëm për të punuar.