Punëkërkues

"Perjeto labirintin" - Te rritesh profesionalisht per nje treg global

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

Në datë 2 Nëntor 2021 DIMAK Albania në bashkëpunim me duapune.com, organizoi sesionin e informimit dhe këshillimit me temë “Të rritesh profesionalisht për një treg global” në qytetin e Shkodrës, pjesë e një aktiviteti 5 ditor me emrin “Përjeto labirintin”. Gjatë këtij aktiviteti u dha informacion mbi ofertat e tregut të punës dhe mbi punësimin në Gjermani. Gjithashtu u zhvilluan diskutime mbi paraqitjen sa më profesionale në intervistën e punës dhe u dha informacion mbi dokumentat bazë që mund të kërkohen gjatë intervistës së punës.