Punëkërkues

Paragjykimi i të diplomuarve

Punëkërkues Punëdhënës Këshillimi i karrierës
Një nga arsyet që shumë nga ne vendosin të shkojnë në universitet është për prospektivat atraktive të punës në vazhdim. Na thuhet nga profesorët ose nga këshilluesit e karrierës se të diplomuarit janë padyshim të punësueshem dhe se nëse merrni një diplomë të mirë, është e mundur që të fitoni më shumë të ardhura se sa të mos i vazhdoni studimet. Merrni parasysh tre ose katër ose më shumë vite për të studiuar dhe përfitimi do jetë një punë e mirë dhe e mirë paguar që të pret pas diplomimit. Ose të pakten kështu thuhet! Asnjë nuk të garanton që do punoni në një punë të mrekullueshme me një rrogë të mirë vetëm sepse keni kaluar vitet e fundit duke studiuar. Realiteti i ashpër është se kjo gjë thjesht nuk i ndodh të gjithëve. Përse ka kaq shumë mundësi që të sapo diplomuarit të përballen me papunësinë? Besohet se arsyeja primare është se disa punëdhënës paragjykojnë të sapo diplomuarit. Ata nuk duan të punësojnë të sapo diplomuar sepse ata mund të jenë te paqendrueshem, ata do largohen nga puna sapo të marrin një ofertë më të mirë nga dikush tjetër. Për personat që kanë një diplomë por kanë shumë pak eksperiencë është e vështirë të ngjisin shkallët e karrierës. Përpiquni të arrini ngadalë atje ku doni, në vend që të filloni të punoni në një punë të mirëpaguar. Punëdhënësit nuk do ju zgjedhin sepse mund të keni një nivel më të lart edukimi se sa aplikantët e tjerë, gjithashtu nuk mund të fitoni punët që janë më të mirëpaguarat sepse nuk keni eksperiencen e duhur. Për ata që kanë një diplomë dhe eksperiencën e duhur, mund të jetë edhe më e veshtirë për të gjetur një punë. Mund të keni një ide se çfarë doni të bëni dhe ta kërkoni atë, bashkë me eksperiencën dhe referencat që keni, por ndonjëherë kjo thjesht nuk mjafton. E vërteta e dhimbshme është se edhe pse mund të keni kriteret që kërkohen, mund të mos e fitoni vëndin e punës sepse dikush tjetër ka punuar dhe ka fituar më shumë eksperiencë të vlefshme se sa ju, dhe tani po kompensohet për këtë. Ndërsa ju në anën tjetër, jeni akoma në anën e të kerkuarit punë. Eshtë një treg shumë i ashpër atje jashtë. Me siguri mund të ishit shumë mirë në shumë nga ata punët ku jeni refuzuar por problemi është se punëdhënësit duan të bëjnë përzgjedhje të veçanta.