
Në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës (UET) më 22 maj 2014 u zhvillua Panairi i Punës për të gjithë studentët dhe alumintë e këtij universiteti. Pjesëmarrja e kompanive ishte e madhe me rreth 60 kompanitë më të mëdha në Shqipëri, të cilat ofruan mundësi punësimi dhe interships për studentët. DM Consulting Services me profilin dhe ekspertizen që zbaton në sektorin e punësimit dhe edukimit ishte pjesë e këtij panairi duke u përfaqësuar denjësisht me disa shërbime të saj, si Rekrutim, konsulencë karriere për studentët dhe gjithë të interesuarit, si dhe më shërbimin online duapune.com i cili është portali i vetëm dhe unik në llojin e tij që operon në rajon Shqipëri, Kosovë, Maqedoni i dedikuar vetëm për edukim, këshillim dhe punësim për të gjithë.