
Në datat 30 prill,1,2,3 dhe 4 maj 2014 u organizua në Pallatin e Kongreseve Panairi i Punës “Punësim Mundësi” me pjesëmarrjen e rreth 80 kompanive të sektorëve dhe bizneseve të ndryshme në Shqipëri. DM Consulting Services ishte pjesë e rëndësishme e këtij panairi duke kontribuar në punësim dhe edukim me shërbimin unik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni “duapune.com”. Përgjatë gjithë ditëve të panairit në duapune.com u publikuan në kohë reale mbi 250 vende pune nga kompani të ndryshme kryesisht të niveleve të kualifikuara të punës, përveç kësaj ekipi i duapune.com u angazhua që të japë informacion dhe të ndihmojë të gjithë punëkërkuesit në panair se si të vizitojnë portalin www.duapune.com, si të kërkojnë vendet e lira të punës që publikohen në këtë portal, si të regjistrohen si punëkërkues, si ta ndërtojnë CV e tyre në duapune.com dhe si të aplikojnë online nëpërmjet portalit të duapune.com. Përveç të tjerash risia e duapune.com në këtë Panair Pune ishte versioni celular për Android, nga ku rriti vlerën dhe mundësinë që duapune.com të jetë e vizitueshme kudo dhe kurdo, mjafton të kesh celular. Për shumë vizitorë që e njihnin dhe ata që nuk e njihnin duapune.com u bë konsiderua si një nga mundësitë më të mira dhe më të lehta për gjetjen e një pune në mënyrën me të thjeshtë dhe në kohën më të shpjetë.