Punëkërkues

Panairi i Punës në UNYT 2015

Punëkërkues Publikime dhe njoftime
Foto - CopyNë mjediset e Universitetit të New York-ut në Tiranë më 4 qershor 2015 u zhvillua për të disatën herë Panairi i Punës. Pjesëmarrja e kompanive private ishte e madhe ku mund të përmendim sektorët e tekomunikacionit, financiar dhe bankar, konsulencës, ushqimor dhe produkteve të saj. Interesi ishte i madh edhe nga ana e studentëve të cilët vizituan dhe dhanë intervista pune në stendat e kompanive pjesëmarrëse. Edhe duapune.com morri pjesë në këtë panair duke ofruar për studentët mundësinë për edukim, zhvillim karriere dhe kërkim vendesh pune online, si dhe zhvilloi edhe intervista pune në formën e këshillimit të karrierës për të përgatitur studentët për tregun e punës.