
Në mjediset e Universitetit Metropolitan në Tiranë më 3 qershor 2015 u zhvillua për herë të parë Panairi i Punës me temë “Të zhvillohemi së bashku”. Pjesëmarrja e kompanive private të sektorëve të ndryshëm ishte e konsiderueshme për t’i dhënë të gjithë studentëve mundësinë për tu njohur me kompanitë dhe vendet e lira të punës në treg. Gjatë ceremonisë së Hapjes së Panairit në fjalën e tij Rektori i Universitetit Prof. Dr. Gëzim Karapici përmendi duapune.com si partnerin kryesor për edukim dhe karrierë të të gjithë studentëve.