
Në datën 22 prill 2014 në Universiteti Epoka u organizua Panairi i Parë i Karrierës ku morrën pjesë në Intervista pune rreth 360 studentë të vitit të fundit të këtij universiteti. Aktivitet synonte t’u ofronte mundësi punësimi studentëve të vitit të fundit, duke i orientuar dhe mbështetur në hapat e parë të një karriere të suksesshme. Rreth 50 kompani, nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, morën pjesë në këtë panair. DM Consulting Services morri pjesë në këtë Panair me panelin e saj duke ofruar për studentët shërbime dhe mundësi të shumta edukimi dhe punësimi ku ata të mund të gjejnë veten dhe të integrohen në sektorin e gjerë të punësimit. Një nga shërbimet më të suksesshme të DM Consulting në Shqipëri dhe rajon është platform dixhitale online duapune.com e cila tashmë e njohur edhe për studentët ishte pjesë e padiskutueshme e Panairit të Parë të Karrierës në Universitetin Epoka.