Punëkërkues

Panairi i Karrierës “Eksploro Botën tënde…”

Punëkërkues Publikime dhe njoftime
foto lajm21 maj 2014 Për të dytin vit rradhazi u organizua Panairi i Karrierës “Eksploro Botën tënde…” i Universitetit të Tiranës, një eveniment që tashme po shëndrohet në një traditë. Ky event u organizua nga Qendra e Karrierës e UT-së me përfaqësuese zyrat e karrierës në çdo fakultet si dhe me pjesëmarrjen e rreth 80 subjeketeve dhe kompanive të ndryshme të sektorit privat. Pjesëmarrja dhe interesi nga ana e studentëve ishte e madhe, pasi panairi ishte një mundësi shumë e mirë për krijimin e kontakteve të para me tregun e punës duke qenë se merrnin pjesë të gjithë punëdhënësit potencialë, rekrutuesit apo palët e interesit të cilët operojnë në tregun shqiptar. Portali për edukim dhe punësim duapune.com ishte pjesë e rëndësishme dhe potenciale e këtij aktiviteti, duapune.com është alternative më e sofistikuar e tregut të punës në variantin online që të ofron shpjetësinë e ndërveprimit midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve në kohë rekord dhe njëkohësisht në mënyrë të sigurt dhe profesionale. Portal duapune.com shërben si burim shumë i mirë informacioni për mundësi punësimi, praktika/internships, trajnimesh dhe edukim.