Postuar më: April 25, 2014
Në datën 28 Mars 2014 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave publike u organizua Panairi i Karrierës në mjediset e Kampusit të Universitetit Buqesor të Tiranës. Panairi i Karrierës përfaqësoi një mundësi të shkëlqyer lidhjeje midis Universitetit, Institucioneve publike, Botës së Biznesit si dhe Organizatave anekënd vendit. Edhe dupaune.com u përfaqësua me stendën e saj në këtë panair, ku priti, udhëzoi dhe këshilloi me mijra studentë të interesuar për Intershipe, punësim me kohë të pjesëshme apo me kohë të plotë, të interesuar për vendet vakante të publikuara në portalin e punësimit dhe edukimit duapune.com. Duapune.com u përfaqësua edhe në Panelin Përshëndetës nga Znj. Eljana Mete, Menaxhere e Proceseve të Rekrutimit & Hedhanting te DM Consulting Services, ku përveç fjalës përshëndetëse për të gjithë të pranishmit dhe pjesëmarrësit, Znj. Mete shpjegoi për studentët dhe jo vetëm procesin se si duapune.com i vjen në shërbim gjithsecilit që është i interesuar të informohet edukohet dhe të punësohet duke përdorur vetëm potalin për punësim dhe edukim duapune.com, gjithashtu nuk mbetën pa u përmendur historitë e suksesit që duapune.com ka realizuar për shumë kandidatë dhe aplikantë të cilët janë punësuar vëtëm nëpërmjet aplikacionit dhe platformës duapune.com Edhe pse ky panair zhvillohej për herë të parë në universitetin Buqësor të Tiranës, tregoi se interesimi nga ana e gjithë pjesëmarrësve, por sidomos e studentëve ishte maksimal, kjo tregon se brezat e rinj janë në kërkim të edukimit, risive dhe mbi të gjitha punësimit të tyre.