
Në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë në datën 16 prill 2015, Qendra e Karrierës së Universitetit të Tiranës organizoi për të tretin vit radhazi edicionin e Panairit të Karrierës “Eksploro Botën tënde”. Në panair morrën pjesë kompani dhe organizata të sektorit privat që operojnë në Shqipëri. DM Consulting Service u përfaqësua në këtë panair me shërbimin e saj online për punësim “duapune.com” si portali më i madh numër 1 në tregun vendas dhe atë rajonal. Pjesëmarrja dhe interesi nga ana e studentëve ishte mjaft i madh.