Postuar më: October 1, 2020
Paga minimale do të ndryshojë, ajo do të bëhet 30 mijë lekë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje Live me zyrat e Punës dhe Sipërmarrësit.
Rama tha se nga rritja e pagave do të përfitojnë edhe mësuesit, me një efekt prej 40% në pagën e tyre.
“Sot jemi duke definuar atë masë që ka qenë një nga objektivat tona, dhe që po vjen drejt realizimit, që është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë. Pra 30 mijë lekë të reja. Për të mos pasur asnjë pagë nën 30 mijë lekë. Këtu kam parasysh sidomos të gjithë ata të punësuar në sektorin e manifakturës, gra në të shumtën e herës, që duhet të konsiderohen si pjesë e këtij procesi të rritjes së pagave dhe në sektorin privat, duke filluar nga paga minimale.
Studimi për një rishikim të sistemit të taksimit progresiv po vazhdon. Besoj edhe aty do të kemi konkluzione pozitive”, deklaroi kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama prezantoi edhe planin e nxitjes së punësimit për ata që kanë mbetur të papunë gjatë kohës së pandemisë.
Rama deklaroi se për ata të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë do të jepet dyfishi i ndihmës ekonomike, duke theksuar se aplikimet për tu ripunësuar bëhen pranë e-Albania.
“Për ata që humbën punën në pandemi do kemi 2 fishim të ndihmës ekonomike pas situatës me covid. Aplikimet tani për tu ripunësuar bëhen përmes e-Albania, pa asnjë kosto shtesë”.
Tags:COVID-19 e-Albania Edi Rama Paga Minimale ripunesim
Burimi: businessmag.al/paga-minimale-do-te-rritet-aplikimet-per-ripunesim-tek-e-albania/