Punëkërkues

Paga minimale 40 mije leke.

Punëkërkues

Premtimet elektorale, Rama: paga minimale 40 mijë lekë.

Duke folur për objektivat e mandatit të tretë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon ta çojë pagën minimale në 40 000 lekë në fund të mandatit.

Ai shpalosi në daljen e tij publike Planin e Veprimit 2021-2025, ku theksoi se nga Janari i vitit të ardhshëm do të hiqet taksa mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë, ndërkohë që për momentin fasha është paga 30 mijë lekë.

“Sot kemi pagën minimale 300 mijë lekë 50% më shumë seç ishte kur morëm detyrën. Është më shumë seç ishte, por nuk mjafton. Plani është që ta rrisim atë çdo vit dhe të arrijmë padiskutim në 380 mijë, por duke synuar 400 mijë deri në fund të mandatit të tretë. Ne jo vetëm do të synojmë pagën 400 mijë lekë, por duke nisur nga 1 Janari i vitit 2022, pra i vitit të ardhshëm do ta heqim taksën mbi pagën aktuale deri në 400 mijë lekë, për sektorin publik dhe sektorin privat. Ky është planifikim financiar dhe jo premtim financiar. Nga viti i ardhshëm 63% e të punësuarve në Shqipëri nuk do të kenë taksë mbi pagën. Të gjitha do t’i çojnë në shtëpi. Sigurimet duhet t’i paguajnë të gjithë se ato nuk janë për qeverinë, por për të siguaruar pensionet dhe shëndetin e të gjithëve.”

Për më shumë, lexo këtu: https://businessmag.al/premtimet-elektorale-rama-paga-minimale-40-mije-leke/