Postuar më: March 18, 2022
Paga e re minimale dhe ndryshime në taksimin e të ardhurave nga punësimi.
Prej ditësh diskutohej dhe pritej një ndryshim nga qeveria shqiptare mbi pagën minimale dhe taksimin mbi të ardhurat nga punësimi.
Së fundmi, qeveria shqiptare ka vendosur të ndryshojë pagën minimale në nivel kombëtar dhe të aplikojë metodën e re të taksimit për të ardhurat nga punësimi. Në vijim gjeni një përmbledhje të ndryshimeve më të rëndësishme të botuara në Fletoren Zyrtare nr. 40, datë 14 mars 2022 dhe që hyjnë në fuqi duke filluar nga prilli 2022.
Ky do të jetë niveli i ri i pagës minimale
Duke filluar nga data 1 prill 2022, paga minimale mujore në nivel kombëtar do të jetë 32 000 lekë (nga 30 000 lekë që është aktualisht). Kjo rritje e pagës minimale indekson automatikisht pagën maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore ku niveli i ri do të jetë 141 132 lekë (nga 132 312 lekë që është aktualisht) dhe do të llogaritet në baza mujore.
Niveli i ri i pagës minimale merret parasysh si bazë fillestare edhe për llogaritjen e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor mujor.
Tarifat e aplikueshme për llogaritjen e sigurimeve shoqërore të detyrueshme mujore [punëdhënësi: 15%; punonjës: 9,5%] dhe sigurim shëndetësor [punëdhënësi: 1,7%; punonjës: 1.7%] mbeten të pandryshuara.
Tatimi mbi të Ardhurat Personale mbi Pagat
Duke filluar nga data 1 Prill 2022, skema e taksimit progresiv të të ardhurave nga punësimi në Shqipëri do të ndryshojë duke futur një nivel të ri të pagës së patatueshme dhe duke shtuar më shumë shtresa të tatueshme në skemën tatimore siç paraqitet më poshtë. Skema e re e taksimit të të ardhurave nga punësimi ishte planifikuar të zbatohej në korrik 2022. Megjithatë, Qeveria ka marrë vendimin për të avancuar aplikimin e saj nga 1 prilli 2022.
Burimi: KPMG