Punëkërkues

Ndihmë! Unë u diplomova….po tani?

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Diplomimi është një përvojë e madhe për të gjithë. Ju jeni në botën reale me një sërë mundësish për të zgjedhur. Nëse ju jeni gati për të përqafuar të ardhmen me potencialin e saj të plotë, rezultati do të jetë dukshëm më i dobishëm. Kështu që fillojmë. Gjeni një pozicion në përputhje me nevojat tuaja dhe më pas filloni të kontrolloni. Filloni të kërkoni duke përdorur emrin e industrisë apo fjalë të tjera kyç. Bëni CV-në tuaj gati Ky është një dokument 1 apo 2 faqe ku gjithçka fillon duke theksuar ekpseriancat dhe kualifikimet tuaja në një mënyrë të qartë, konçize dhe kritike. Shkrimi- Punëdhënësit harxhojnë 20 deri në 30 sekonda duke lexuar CV-në tuaj, kështu ajo duhet të jetë e rregullt dhe e lehtë për tu lexuar. CV të përshtatshme për çdo aplikim- Kjo mund të tingëllojë si një proçes që konsumon kohë, por duke bërë përpjekje për një CV që i përshtatet kërkesave të çdo pune të veçantë që ju aplikoni, mund të rritet ndjeshëm mundësia për të siguruar një intervistë. Kujdes gabimet- Është shumë e thjeshtë të bëni gabime në CV-në tuaj por është shumë e vështirë për ti riparuar ato. Kontrolloni gramatikën dhe kalojani CV-në miqve të besuar apo anëtarëve të familjes. Bëni letrën e motivimit gati Cv-ja liston pikat tuaj të forta kurse letra e motivimit do ti sjellë ato në jetë duke ju dhënë mjaft mundësi për të ti bërë marketing vetes. Mësoni për punëdhënësin- Kërkoni për kompaninë, mësoni për kulturën e tyre dhe nevojat e biznesit. Kjo do të ndihmojë të tregojë gadishmërinë tuaj për të mësuar dhe sjelljen tuaj proaktive që në intervisën e parë. Tregohuni pasionant- Mundohuni të bëni punë vullnetare dhe këto do ju ndihmojnë të kaloni hendekun e mungesës së eksperienës. Kuptoni çfarë kërkon pozicioni- Kuptojeni qartë se çfarë kërkon pozicioni dhe jepni shembuj nga jeta juaj që ju jeni kandidati ideal për pozicionin. Pyejte, pyetje, pyetje Bëni pyetje- Ju gjithmonë duhet të keni disa pyetje për intervistuesin për të treguar interesin tuaj për pozicionin. Pregatisni një minimum prej 5 pyetjesh, të cilat mund t`ju japin më shumë informacion për punën, kulturën dhe qëllimet e kompanisë. Kujdesuni për veshjen- Aparenca është e rëndësishme. Sigurohuni që të keni këpucë të pastra, rroba të përshtatshme dhe aksesorët e duhur.