Postuar më: February 7, 2012
Nëse jeni në fillimet e karrierës tuaj apo jeni ende në shkollë përpiquni të kryeni sa më shumë intershipe që të jetë e mundur. Në këtë mënyrë ju do të fitoni eksperiencë do të krijoni kontakte dhe çfarë është më e rëndësishmë është se ju do të kuptoni se çfarë pëlqeni të bëni dhe cfarë nuk pëlqeni. Intershipet janë një mundësi e mirë për të nisur hapat e para të karrierës gjithashtu mund të zbuloni një botë pasioni të cilën ju nuk e kishit ditur se mund ta kishit. Gjatë intershipit bëni cdo do lloj detyre që ju del përpara, fotokopje kafe, mos hezitoni të bëni çfarë ju kërkohet në fund të fundit në këtë mënyrë ju do ti rrisni vetes shanset për të fituar një pozicion pune.
Merrni shembull ( Gjeni një pikë referimi)
Përpiquni të gjeni dikë në punën tuaj i cili është i gatshëm t’ju udhëzojë, një mentor. Edhe nëse mentor për ju bëhet shefi juaj, mësimi është gjithmonë në përfitimin tuaj. Ndoshta arsyeja përse ju nuk e pëlqeni punën tuaj është pikërisht sepse ju nuk jeni përpjekur mjaftueshëm për tu përshtatur në kulturën e kompanisë. Cdo kompani ka ambjent të ndryshëm dhe nëse ju jeni mësuar me stlin e punëdhënësit tuaj të mëparshëm do të jetë e vështirë për ju që të përshtateni me ambjentin e ri dhe gjithashtu si pasojë të mos e pëlqeni punën që keni. Të mësoni dhe të merrni këshilla nga një koleg pune i cili punon prej kohesh ne kompani është një pasuri e madhe për ju.
Mbani shënim
Dokumentimi i eksperiencave tuaja nuk është thjesht terapi por ju ndihmon ju të mendoni thellë dhe të vlerësoni qëllimin e punës tuaj. Karlin Sloan CEO dhe autor i Smarter, Faster, Better and UNFEAR: Facing Change in an Era of Uncertainty, sugjeron që të shkruani cdo ditë tre arsye përse ju pëlqen puna juaj. Mund të filloni me gjëra të tilla si paga, e rëndësishme ështëqë ta ktheni këtë në një zakon, i cili do tju ndihmojë që të stërvisni mëndjen për ti parë gjërat pozitivisht çdo ditë. Nëse i thoni vetes që nuk ka ndonjë arsye përse duhet të jeni i kënaqur për punën që keni, ju nuk po tregoheni realist. Kujtoni që në botë ka miliona të papunë të cilët do të donin të ishin në vendin tuaj.
Pagë e lartë = I palumtur në punë?
Një arsye e zakonshme se përse njerëzit bëjnë një punë të cilën nuk e pëlqejnë është për para, një arsye mjaft e vlevshme. Puna që kanë paguan shumë, për ta lenë dhe për të nisur një të re e cila ka lidhje me pasionet e tyre por ka një pagë më të ulët. Ky është një problem “i mirë “ për tu patur. Por nëse ju keni një llogari kursimesh për raste emergjente, jeni pa borxhe dhe keni mundësi të gjeni një punë te cilën e doni atëhere bëjeni. Nëse e doni punën tuaj atëhere ajo nuk quhet më punë. Përveç te tjerash interesimi juaj për punën e re mund të impresionojë punëdhënësin tuaj i cili me shumë mundësi mund tju ngrejë rrogën më shumë se më parë.
Jeta juaj jashtë punës
Përpiquni të bëni diçka aktive mbas orarit të punës, merruni me një aktivitet që vërtet ju pëlqen dhe ju zbavit. Kur mendoni se çfarë do të bëni mbas orarit të punës edhe 8-orëshi i punës bëhet më pak i dhunshëm. Ky është një hap kritik për shëndetin tuaj fizik dhe mendor i cili do t’ju bëjë ju më të qetë dhe do ju bëjë ju të harroni stresin e punës.
Ju nuk do të punoni në të njëjtën kompani përgjithmonë
Ju mund të ndjeheni sikur do të ngecni në një kompani për gjithë jetën. Por mos harroni se ju e kontrolloni jetën tuaj. Nëse doni ta lini punën atëhere bëjeni. Ju mund të sakrifikoni financat tuaja, por nëse jeni i vendosur për të gjetur punën e ëndrrave tuaja atëhere bëni të pamundurën për të gjetur atë punë. Asnjëherë mos u dorëzoni dhe mos pranoni “jo” si përgjigje. Përdorni “www.duapune.com” për të përfituar nga mundësitë e punës që ofrohen si edhe nga këshillat se si ju të fitoni një vend pune.