Punëkërkues

Mberrini vone ne pune? Cili ishte justifikimi?

Punëkërkues Psikologjia e punës
Të gjithëve na ka ndodhur të mos arrijmë në orar në punë. Na ndodhin gjëra të paparashikuara, nuk zgjohemi mirë në mëngjes, na shkojnë gjërat ters dhe si përfundim mbërrijmë në punë me vonesë. Pyetja në këtë rast është: Cili ka qenë justifikimi juaj? Ka shumë lloje justifikimesh për vonesat në punë. Disa prej tyre janë legjitime dhe të padiskutueshme, si për shembull kur dadoja e femijëve nuk ka mundur të vijë në shtëpi atë ditë, apo kur dikush nga familja është sëmurë, apo edhe kur makina juaj ka pasur probleme. Disa nga justifikimet më të shpeshta janë:
  • Kishte shumë trafik/kohë e keqe
  • Harrova telefonin/çelësin/një dokument të rëndësishëm
  • Kisha një takim/vonesa në bankë
  • Kisha fëmijën pa qejf/Më duhej të takoja mësuesen
Ka gjithashtu disa lloje justifikimesh që nuk funksionojnë edhe aq shumë edhe pse ato mund të jenë shumë mirë të sajuara nuk e kalojnë dot logjikën e menaxherit/shefit. Ja disa nga justifikimet më qesharake që kemi gjetur:
  • Ishtë shumë ftohtë sot për të punuar.
  • Ishte shume e nxehtë kafeja dhe nuk nxitoja dot.
  • Vajza më fshiu padashje dokumentin mbi të cilin po punoja herët në mëngjes.
  • Qeni me grisi dosjen me dokumentat.
  • Isha këtu por më zuri gjumi në parkim.
  • Qerpikët e mi fals më ishin ngjitur dhe mu desh kohë ti rregulloja.
  • Padashje hyra në disa rrugë me një sens dhe mu desh t’i bija rreth e qark për të ardhur në punë.
Tani rradha juaj të na tregoni cili ka qenë justifikimi më qesharak që keni gjetur ose dëgjuar. ^-^ Komentoni ne postimin tone ne Facebook, LinkedIn ose Instagram. duapune.com