Cilat janë gënjeshtrat më të shpeshta mes kolegëve?
Postuar më: August 13, 2012
- Nëse kolegu ju thotë se ka ardhur herët në zyrë, kërkon që ju të ndiheni në faj.
- Nëse ju thonë se: “Mund të bësh edhe më shumë” kjo do të thotë: “S’e dua këtë paçavure”.
- Sa më i pakënaqur të jetë një person me punën e tij, aq më shumë flet për të: nëse puna i pëlqen, nuk do të flasë me kolegët.
- Nëse një koleg vjen shpesh në punë i veshur më mirë se zakonisht, ka shumë mundësi që të jetë duke kërkuar një punë të re, prandaj mos u besoni justifikimeve (ka një drekë apo darkë, vizitë te doktori, etj).
- “Më pëlqeve menjëherë”: nëse kjo fjali ju thuhet që herën e parë të ardhjes në punë, duhet të kini parasysh se jo shpesh është e vërtetë. Kolegët e rinj shihen si jashtëtokësorë, por kolegët duan që ju të ndiheni të mirëpritur.
- Nëse kolegët “harrojnë” t’ju thërrasin sa herë që dalin për drekë ose për një kafe, kjo do të thotë që ka diçka që nuk u ka pëlqyer në sjelljen tuaj.
- “Po, ke shumë të drejtë”: asnjëherë nuk e mendojnë me të vërtetë.
- “Kam qenë sëmurë këtë fundjavë”: nga statistikat del shpesh që personat kanë tendencë të sëmuren nga e premtja deri të hënën.