
Një nga gjërat e para për të cilat ju do të gjykoheni nga rekrutuesi ose punëdhënësi i ardhshëm është shtrëngimi i duarve. Ai mund të duket si një faktor relativisht jo i rëndësishëm për ju, por mos gaboni, shtrëngimi i duarve mund të jetë faktori vendimtar për të fituar punën ose jo. Shikoni poshtë disa nga tipet më të zakonshme të shtrëngimeve të duarve dhe lexoni disa nga këshillat tona për shtrëngimin perfekt të duarve.
Dëmtimet Qëllimi juaj nuk është që të lëndoni punonjësin tuaj të ardhshëm por ti jepni një shtrëngim duarsh të vendosur por të lehtë. Ju nuk jeni atje për ti treguar forcën tuaj në këtë aspekt, kështu që shmangni dëmtimin e duarve.
“Peshku i vdekur” Ky emër i është dhënë një shtrëngimi duarsh të dobët që nuk përcjell aspak fuqi ose bindje. Kjo është mënyra më e shpejtë për të humbur një punën.
Shtrëngimi i 4 gishtave Një nga shtrëngimet e duarve më irritues është shtrëngimi i 4 gishtave. Ky shtrëngim gishtash është atëherë kur ju nuk takoni dorën e rekrutuesi, ju thjesht kapni katër gishtat dhe i tundni.
Djersitja Ju mund të jeni nervoz por nuk ka asgjë më të keqe se të mbash dorën e dikujt kur ajo është e lagur. Jepini duarve tuaja një fshirje të shpejtë në pantallona ose mbani një shishe me ujë të ftohtë për të mbajtur duart tuaja larg nga djersitja.
“Sallaksi” Si rregull, kurrë asnjëherë mos shtrëngoni dorën e dikujt me dorën tuaj të majtë. Është e njohur si sallaksi dhe duhet shmangur. Nëse ju keni nevojë të mbani diçka bëjeni këtë me dorën tuaj të majtë, dhe mbajeni të djathën të lirë për takime dhe përshëndetje.
Reagimi i përjetshëm Kjo ndodh kur shtrëngimi i duarve duket sikur nuk do të mbarojë kurrë. Si rregull, një shtrëngim duarsh duhet të ketë 3-4 tundje të qëndrueshme dhe kaq. Më shumë se kjo ju bën të dukeni si të dëshpëruar.
Tundja torturese Nëse ju insistoni që të vendosni unaza të mëdha me gurë të çmuar të vegjël, të paktën vendosini ato në dorën tuaj të majtë. Tundja e duarve të dikujt me shumë unaza mund të jetë shumë më e dhimbshme sesa ju e imagjinoni.
Këshilla për shtrëngimin perfekt të duarve Trajtojeni rekrutuesin me besim. Sigurohuni që dora juaj të jetë e thatë dhe shmangni çdo bizhuteri të mprehtë, pastaj shkoni për shtrëngimin e duarve. Pëllëmba juaj duhet të takojë pëllëmbën e rekrutuesit. Jepini 3-4 tundje të qëndrueshme dhe mikpritëse dhe më pas lirohuni (vetëm në rast se rekrutuesi vazhdon më gjatë atëherë në këtë rast vazhdoni të tundni dorën!)