Punëkërkues

Kompanite pararoje per nje mjedis pune miqesor ndaj familjes ne Shqiperi

Punëkërkues Punëdhënës Publikime dhe njoftime

PROFILI I PROJEKTIT

"Më shumë Zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë" është një projekt rajonal i zbatuar nga UNFPA në Shqipëri, Kosovë dhe Moldavi.

UNFPA Shqipëri, në partneritet me Agjensinë Austriake për Zhvillim (ADA), synojnë të promovojnë një mjedis mundësues për gratë dhe burrat që të kenë një ekuilibër të qëndrueshëm midis jetës dhe punës. UNFPA Shqipëri do të angazhojë në mënyrë aktive sektorin privat për zbatimin e politikave miqësore ndaj familjes në vendin e punës dhe zhvillimin e një kulture organizative që inkurajon pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, duke mbështetur realizimin e krijimit të familjes dhe numrit të fëmijëve të dëshiruar nga gratë dhe burrat.

RAPORTI

Ky raport është rezultat i një analize dhe pyetësori të detajuar dhe synon të identifikojë kompanitë në tregun shqiptar që kanë punuar më shumë në krijimin e mjediseve të punës që janë miqësore ndaj familjes. Kompanitë Kampione do të jenë partneret kryesore të UNFPA-së duke u bërë modele pozitive në këtë nismë përmes punës së tyre si dhe duke sjellë ndryshime konkrete për mjedise pune më miqësore për familjen duke shpresuar që në këtë rrugëtim të na bashkohen edhe kompani të tjera. 

AKTIVITETI

Prezantimi i raportit mbi “Kompanitë pararojë për një mjedis pune miqësor ndaj familjes në Shqipëri”.

Online dhe @Rogner

2 Mars 2021, ora 10:00 – 13:30


Barazia gjinore duhet të jetë themeli për të siguruar rritjen ekonomike dhe lulëzimin e shoqërive, ndërsa qendron në zemër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Një kusht kritik për arritjen e barazisë gjinore është mundësimi i grave për të pasur zgjedhje mbi familjen, punën dhe të ardhmen e tyre.

Sipas “Analizës së Politikave të Përgjegjshme Gjinore për Familjen në Shqipëri”, faktorë si përfitimet/mbështetja financiare, siguria ekonomike, aksesi në kujdesin për fëmijët dhe ndarja e pabarabartë e përkujdesjes, ndikojnë në vendimin e grave dhe aftësinë e tyre për të zgjedhur midis një karriere të sigurt ose krijimit të një familje. Covid19 e ka përkeqësuar më tej këtë situatë duke rritur barrën e grave me përgjegjësitë përkujdesëse dhe punët e shtëpisë, ka ulur aksesin e tyre në tregun e punës si dhe ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

UNFPA* pikërisht për të përmirësuar këtë panoramë po synon drejt zgjerimit të zgjedhjeve dhe mundësive që kanë gratë duke punuar krah për krah me sektorin privat dhe qeverinë.

Ky raport është pjesë e aktiviteteve dhe objektivave të projektit rajonal "Më shumë zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë" i zbatuar nga UNFPA* dhe mbështetur financiarisht nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA).

Prezantimi organizohet nga UNFPA me praninë e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Unionin e Dhomave të Tregtisë si dhe Kompanitë Kampione të identifikuara. Ky raport është përgatitur nga DM Consulting.

Partnerët dhe mbështetësit strategjikë janë të ftuar të informohen për Kompanitë Kampione, si dhe çfarë përfshin ky bashkëpunim në të ardhmen. Të ftuarit do të kenë mundësinë të ndajnë pikëpamjet e tyre dhe të bëjnë rekomandime të mëtejshme për të siguruar një zbatim të suksesshëm të ndërhyrjes.

Për të ndjekur aktivitetin online, ju rikujtojmë linkun e regjistrimit :

https://zoom.us/meeting/register/tJUkd-GrrTMtHNZJSJD8O5qC_GgTD0J8k8Sh

Për t'u njohur me Koncept Idenë dhe Rendin e Ditës klikoni në vijim:

>> Koncept Ideja

>> Rendi i Ditës

Ju mirëpresim!


*Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në përputhje me misionin e tij për të promovuar shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, kërkon të krijojë një mjedis të mundshëm në të cilin të gjitha gratë dhe burrat do të ishin në gjendje të arrijnë nevojat e tyre të familjes, ndërsa ndjekin qëllimet e tyre të karrierës dhe çdo mundësi tjetër personale ose shoqërore.