Punëkërkues

Kërkoni punë gjatë pandemisë? Ndiqni këto hapa.

Punëkërkues Covid 19
Në këtë kohë pasigurie, shumë ndërmarrje dhe punëkërkues janë përballur me një vendim. Të ndalin procesin e punësimit apo të përshtaten me situatën. Nëse jeni punëkërkues, pyesni veten, a mund të shfrytëzohen aftësitë tuaja nga distanca? Ndërsa, disa ndërmarrjet po rivlerësojnë nevojat për marrjen në punë, pasi industritë e tyre mund të jenë duke përjetuar një ngadalësim (si psh agjencitë e udhëtimit, argëtimit etj), ndërmarrje të tjera po vlerësojnë mënyra të reja punësimi(psh.kompanit e teknologjisë që punojnë në distancë). Në përgjithësi, talentet e teknologjisë janë ende në kërkim dhe ju mund të gjeni punën tuaj të ëndrrave në një mjedis miqësor në distancë. Kompanitë që nuk e kishin konsideruar intervistimin në distancë, tani po ndryshojnë procesin e rekrutimit të tyre. Fokusi i tyre është të vazhdojnë të punësojnë kandidatët dhe të mbajnë biznesin e tyre aktiv. Që do të thotë, ato mund të jenë më përfshirëse në opsionet e punësimit në distancë. Ju njohim me disa mënyra se si të menaxhoni kërkimin për punë përgjatë pandemisë globale:  
  • Qëndroni aktiv në kërkimin tuaj të punës
Ndërsa disa kandidatë ndalojnë kërkimin e tyre, performuesit më të mirë e dinë se vendet e lira të reja të punës janë atje. Jo vetëm kaq, ata janë më  të gatshëm të konkurrojnë për ta. Bizneset mund të jenë duke përjetuar një ngadalësim; sidoqoftë, nuk duhet ta përjashtoni veten nga kërkimi për punë. Kompanitë duhet ende të vazhdojnë punën dhe po formojnë plane emergjente për mënyra të reja punësimi. Skenari më i mirë që të mos ndaloni kërkimin tuaj është që  të " zotëroni" një punë.  
  • Vlerësoni çdo intervistë
Ndërsa mundsitë janë ende atje, shumë pozicione pune janë shkurtuar ose ndalur. Prandaj, ju duhet të punoni më shumë me ato që keni në dorë. Kjo do të thotë të përgatiteni më shumë dhe të praktikoni shkathtësi dhe aftësi të tjera teknike për t'u siguruar që t‘i përgjigjeni të gjitha pyetjeve të intervistimit. Gjeni mënyra krijuese për të negociuar kushtet tuaja nëse merrni ndonjë ofertë nga një kompani me të cilën mund të keni vështirësi. Për shembull, nëse jeni i shqetësuar për vendndodhjen, kjo mund të jetë koha e përkryer për të negociuar një politikë pune në distancë, duke marrë parasysh fillimin e një punë në distancë. Kjo mund të jetë një kohë e shkëlqyeshme për të fituar besimin e një kompanie për të punuar në distancë.  
  • Qëndroni të përditësuar me informacione për kompanitë
Natyra e rekrutimit mund të jetë mjaft e paqëndrueshme me një shumëllojshmëri faktorësh që shkaktojnë vonesa në sipërmarrje. Bëhuni më të disponueshëm dhe të përditësuar në secilin shënim që ju merrni dhe ekuilibroni tonin tuaj për të qenë bashkëpunues kundrejt të qenit kërkues. Për shembull, ‘Më pëlqeu të bisedoja me ju javën e kaluar! Doja të shtoja se jam i lirë të vazhdoj bisedën tonë në rast se ju dëshironi të vlerësoni një bisede të ndërsjelltë ... tingëllon bashkëpunuese. Nga ana tjetër, "‘Ka ndonjë përditesim tjeter ???" tingëllon i/ e njëanshëm/e. Në përgjithësi, jini origjinal, pragmatik dhe më e rëndësishmja, empatikë në shënimet tuaja vijuese. Për kompanitë që ju njoftojnë se janë në një "ngrirje", sigurohuni që të shtoni një shënim në kalendarin tuaj për t'a kontrolluar në çdo 10 ditë.  
  • Përkrahni pozicionet e punës në distancë
Nëse një kompani me të cilën jeni në proces heziton të ecë përpara, mendoni ti sugjeroni një intervistë me video. (Shënim, disa kompani mund të kenë vështirësi për këtë.) Zgjedhja e fleksibilitetit dhe gatishmërisë tuaj për të siguruar që projektet dhe përparësitë e tyre nuk janë ndalur mund të jenë shenja për të cilën duhet të formoni një proces të ri intervistimi. Ju mund të nënvizoni çdo përvojë që keni me intervista në distancë, si dhe çdo sukses në kryerjen e punës nga distanca për t'i vendosur punëdhënësit në lehtësi për këtë organizim.  
  • Bisedoni për politikat e punës të papërcaktuara nga sipërmarrësit për punën në distancë 
Shumica e kompanive po respektojnë ligjet shtetërore dhe krahinore. Sidoqoftë, disa ndërmarrje mund të jenë akoma duke anashkaluar disi  kulturën organizative të zyrave. Bisedoni për politikat e punës të papërcaktuara duke pasur parasysh që është e paqartë se kur do të jeni zyrtarisht "të sigurt" për të qëndruar fizikizht afër me të tjerët. Disa zyra mund t ‘i anashkalojne këto, veçanërisht kur kërkesat ligjore janë më të “buta”. Në përgjithësi, kur nuk mund të kontrolloni faktorët e jashtëm, merrni një qasje më proaktive. Vazhdoni të qëndroni te përditësuar dhe mbroni aftësitë tuaja për të realizuar qëllimet tuaja. Puna juaj e ëndrrave është aty dhe mund të arrihet nëse qëndroni të përditësuar. Sugjerimi ynë për të qëndruar të përditësuar për punët më të reja është të vizitoni duapune.com vazhdimisht.   "Miku juaj për punë dhe karrierë" - duapune.com