Punëkërkues

Karakteristikat e një Lidershipi të suksesshëm

Punëkërkues Këshillimi i karrierës

leaderSekretet e një udhëheqjeje të suksesshme janë ato që ndajnë sot liderët e mëdhenj nga ata të mesëm. Stili i lidershipit mësohet prej këshilltarëve, mësohet në seminare si edhe ekziston si pjesë e aftësive udhëheqëse personale të njeriut.

Tipari i parë dhe më i rëndësishm i një lideri është vendimi për tu bërë lider. Në një kohë të caktuar, liderat vendosin se ata duan të drejtojnë grupin në eventet e ardhshme dhe të frymëzojnë të tjerët drejt suksesit. Nëse vendos të bëhesh lider, qoftë në vendin tënd të punës, në komunitet apo gjatë një emergjence, karakteristikat e një lidershipi të suksesshëm të shënuara si më poshtë do të të ndihmojnë të shprehësh më mirë tiparet, aftësitë dhe ambiciet e tua.

•    Vendos të udhëheqësh. •    Bëhu personi që të tjerët zgjedhin për të ndjekur. •    Ofro vizion për të ardhmen. •    Jep frymëzim. •    Bëji të tjerët të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar. •    Trego vlerat e tua dhe sillu me etikë profesionale. •    Vendos ritmin e punës sipas pritshmërive dhe shëmbullit tënd personal. •    Krijo një ambjent përmirësimi të vazhdueshëm. •    Ofro mundësi ngritjeje për njerëzit, personale dhe profesionale. •    Trego kujdes dhe sillu me dhembshuri.