Punëkërkues

Intervista - Si mësuat për këtë pozicion pune?

Punëkërkues Këshilla mbi intervistimin
Një tjetër pyetje klasike e intervistës, e cila është një mundësi shumë e mirë për të treguar entuziazmin tuaj me pozicionin e punës dhe me kompaninë. Për shembull, nëse mësuat për pozicionin e punës përmes një shoku ose kontakti profesional, përmendni emrin e tij dhe tregoni pse jeni kaq të ngazëllyer për këtë. Nëse e zbuluat kompaninë përmes një ngjarje ose artikulli, ndajeni atë me intervistuesin. Edhe nëse e gjetët ate përmes një publikimi të rastësishëm pune, tregoni atë që konkretisht ju tërhoqi vëmendje për rolin. Por, ndërkohë ekspertët sugjerojnë 3 mënyra për shmangien e gabimeve më të zakonshme kur flisni për mënyrën se si e keni gjetur punën. 1.Ju ndjeheni të shqetësuar sepse jeni referuar nga një mik? Askush nuk dëshiron që të tjerët të thonë se e punësuan vetëm sepse ka njohje në kompani. Ja cila duhet të jetë përgjigjja juaj nëse i përkisni këtij rasti: Tregojuni të gjithëve që ju pyesin saktësisht se si keni dëgjuar për punën. Një përgjigje e thjeshtë si: "Unë jam mjaft i lumtur pasi mësova për këtë pozicion pune nga miku im që punon në…. [departament]" -është një përgjigje krejtësisht e mirë. Në fakt, është përgjigja e vetme që duhet të jepni nëse ky është rasti juaj. 2. Ju bëni monolog rreth arsyes se pse kjo është puna e vetme që ju dëshironi Këtu është shembulli tipik i një pyetje në intervistë, që kërkon vetëm një përgjigje të shkurtër. Ju duhet vetëm t'i tregoni rekrutuesit, se si e gjetët punën dhe të mos përfundoni duke e kthyer përgjigjen në një shpjegim të gjatë. Ja se si duhet të jetë përgjigjeja juaj: "E mësova rreth pozicionit të punës në  [vendi pra, gazeta, portali, artikulli, njoftimi, ku ju mësuat për pozicionin e punës] dhe që atëherë kam shpresuar që të mund të isha pjesë e kompanisë." Kjo është gjithçka që ju nevojitet. 3. Harruat se ku e gjetët punën Kërkimet për punë janë padyshim zhgënjyese ndonjëherë. Shpeshherë ndodh të aplikoni në shumë pozicione pune vakante. Dhe pas një kohe, është e vështirë të mbash mend për çfarë ke kërkuar, për kriteret e pozicioneve dhe ku i ke gjetur si informacion. Por, kujdes!! Ja se si të veproni në këtë rast: Nëse e keni të vështirë të mbani mend rreth portaleve apo mënyrës se si e gjetët punën rekomandohet të mbani shënime. Nëse ka një mësim për t'u mësuar, është se asnjë pyetje në intervistë nuk është e parëndësishme. Dhe madje edhe "akullthyeset" (pyetjet e para që të bëjnë të ndihesh më komod) mund të ndryshojnë gjithë tonin e një takimi me një rekrutues. Kështu që mbani shënime rreth aplikimeve tuaja nëse keni nevojë dhe përgjigjuni pyetjes sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përqendroheni t'i tregoni intervistuesit më shumë se pse jeni i përshtatshëm për punën në vend të detajeve të mërzitëshme rreth vendit ku e gjetët punën.   "Miku juaj për punë dhe karrierë" - duapune.com Burimi: The Muse