Punëkërkues

Internship profesional ne Gjermani ? Po, eshte e mundur.

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Publikime dhe njoftime Këshillimi i karrierës

Ju njohim me Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans.

Fundi i studimeve tuaja po afron, semestër pas semestri. Çfarë do të vijë më pas? A keni ndonjë plan të madh për fillimin e karrierës tuaj? Apo jeni akoma të pasigurt se cilën rrugë të zgjidhni? Po ju mungon hapi i fundit; këtë hap të fundit që do të ndërmerrnit midis të qenit student dhe të punësuarit zyrtarisht; ndërmjet provimeve përfundimtare dhe projekteve; universitetit tuaj dhe gjithë botës?


A jeni i gatshëm të merrni këtë hap të fundit gjatë një internshipi profesional në Gjermani?


Gjatë 17 viteve të fundit, ne kemi mbështetur më shumë se 800 studentë dhe maturantë të rinj në këtë rrugë. Të gjithë
ata kaluan tre deri në gjashtë muaj në një nga kompanitë lider gjermane, ku më në fund morën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve, ta zbatojnë atë në praktikë dhe të zbulojnë se çfarë do të dëshironin të bëjnë në jetë.
Brezi i ardhshëm i bursantëve do të fillojë internshipin e tyre në 1 korrik, 2021.

A jeni gati për një sfidë të tillë?

Aplikoni për bursë në Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans. Ia vlen.

  • Kush mund të aplikojë?
  • Student bachelor të paktën në semestrin e 5-të kur aplikon
  • Student Master
  • Student i doktoratës
  • Të diplomuar të rinj pas 1 janarit, 2020
  • Jo më të mëdhenj se 29 vjeç
  • Internshipet ofrohen në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit, inxhinierisë, shkencës kompjuterike, të drejtës tregtare, gazetarisë, bujqësisë, biologjisë dhe kimisë
  • Kandidat me njohuri shumë të mirë të anglishtes dhe/ose gjermanishtes*

*Nuk nevojiten çertifikata specifike gjuhësore. Nëse dëshironi të bëni një praktikë në fushën e arkitekturës ose të drejtës tregtare, niveli B2 i gjuhës gjermane është një parakusht.


Si të aplikoni?
Ju mund te aplikoni përmes faqes së internetit:
www.stipendienprogramm.org
nga 1 Tetor, 2020 deri më 16 Nëntor, 2020
Mësoni më shumë rreth Programit të Internshipit të Biznesit Gjerman dhe procedurës së aplikimit këtu.

  • Cilat janë përfitimet nga Programi?
  • Përveç mbështetjes financiare, programi ynë ju udhëzon në të gjitha hapat organizativ dhe administrativ përpara dhe gjatë qëndrimit tuaj në Gjermani.
  • Takime përgatitore në vendin tuaj
  • Organizimi i vizës dhe leja e punës nga Programi
  • Mbështetje për gjetjen e një strehimi në Gjermani
  • Biletë fluturimi për në Gjermani dhe në shtëpi
  • Javën e parë prezantuese në Berlin (organizimi, akomodimi, marrëveshjet e udhëtimit)
  • Biletat e trenit nga Berlini në qytetin tuaj të internshipit
  • Bursa mujore prej 550 EUR
  • Kosto të mbuluara për akomodimin dhe sigurimet shëndetësore ose pagesë nga kompania
  • Deri në 200 EUR për një kurs të gjuhës gjermane gjatë praktikës
  • Takim i gjeneratës në mes të periudhës së praktikës në Gjermani (organizimi, akomodimi, marrëveshjet e udhëtimit)

Përfitimi më i vlefshëm i Programit është ajo që mbetet me ju pas ditës tuaj të fundit të punës në Gjermani. Përdorni rastin tuaj dhe bëhuni anëtar i Klubit tonë aktiv rajonal të Alumni-t të Programit pas kthimit tuaj në shtëpi.
Klubi ynë i Alumni ju ofron mundësinë për të marrë pjesë në konferenca, workshop-e dhe seminare në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga aktivitetet për ndërtimin e skuadrës, deri në krijimin e një rrjeti profesional me punëdhënësit në vendin tuaj - Klubi i Alumni është aty për t'ju ndihmuar të zgjeroni njohuritë dhe të përmirësoni aftësitë që keni fituar gjatë praktikës, me njerëz me mendësi të njëjtë në vendlindjen tuaj dhe të gjitha vendet e programit.
Për ti hedhur një sy aktiviteteve, shikoni blog-un në faqen tonë të internetit. Këtu mund të lexoni gjithashtu tregimet e mbajtësve të bursave që ndodhen në Gjermani në këtë moment.

Të gjithë guxuan të hedhin hapin përpara kur klikuan "Apliko".
Po ti?

Alumni Viola Civici ndan me ju eksperiencen e saj. Shikoni videon:

https://www.facebook.com/watch/?v=777570689454317