Punëkërkues

Horoskopi i karrierës. Mësoni profesionin që ju përshtatet bazuar në shenjën tuaj.

Punëkërkues Psikologjia e punës Horoskopi i karrierës
Një horoskop karriere mund të mos jetë mënyra më e besueshme ose logjike për të gjetur një vend pune, por për ata që i besojnë mund të jetë një pikënisje e dobishme për të reflektuar mbi personalitetin e tyre dhe për të arritur atë që synojnë në karrierë. Ndaj ju ftojmë të njiheni me 12 shenjat e zodiakut dhe disa nga tiparet kryesore të personalitetit të tyre në karrierë.

Dashi (21 Mars - 19 Prill)

Disa tipare të personalitetit:
  • Shumë konkurrues/e
  • Guximtar/e
  • Lider
  • Intuitiv/e
  • I/e pa duruar
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Menaxher/e
  • Pronar/e ose sipërmarrës/e biznesi
  • Oficer/e policie
  • Një rol në departamentin e burimeve njerëzore

Demi (20 Prill - 20 maj)

Disa tipare të personalitetit:
  • I/e organizuar
  • Pëlqen stabilitetin dhe rutinën
  • Produktiv/e
  • I/e vëmëndshëm/e ndaj detajeve
  • Vlerëson estetikën
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Këshilltar/e financiar/e
  • Llogaritar/e
  • Arkitekt/e
  • Projektues/e

Binjakët (21 maj - 20 qershor)

Disa tipare të personalitetit:
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Imagjinues/e
  • I/e shoqërueshëm/e
  • Kureshtar/e
  • Refuzon strukturën e tepërt dhe rutinën
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Mësues/e
  • Folës publik
  • Politikan/e
  • I /e vetëpunësuar

Gaforrja (21 qershor - 22 korrik)

Disa tipare të personalitetit:
  • I/e ndjeshëm/e
  • I/e dashur
  • Altruist/e
  • Ecën përpara duke pasur një pikësynim
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Punonjës/e shëndetësor
  • Mësues/e
  • Punonjës/e i/e kujdesit për fëmijë
  • Sipërmarrës/e social/e

Luani (23 korrik - 22 Gusht)

Disa tipare të personalitetit:
  • Do të jetë në qendër të vëmendjes
  • Shumë krijues/e
  • Ka ego për të ecur përpara
  • Bujar/e
  • Ndjenjë e fortë e krenarisë
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Senator/e
  • CEO
  • Muzikant/e
  • Aktor/e

Virgjëresha(23 gusht - 22 shtator)

Disa tipare të personalitetit:
  • I/e organizuar
  •  I/e orientuar drejt detajeve
  •  E do punën
  •  Perfeksionist/e
  •  Jo një udhëheqës instinktiv/e
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Shkrimtar/e
  • Redaktor/e
  • Studiues/e shkencor/e
  • Punonjës/e shëndetësor/e

Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor)

Disa tipare të personalitetit:
  • Sharmant/e
  • I/e aftë
  • I/e pasionuar
  • Ka interes të gjerë
  • Aftësi të forta bindëse
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Muzikant/e
  • Rregjisor/e
  • Avokat/e
  • Zyrtar/e qeveritar/e

Akrepi(23 tetor - 21 nëntor)

Disa tipare të personalitetit:
  • Ruan sekretet
  • Mendjehapur
  • Bindës/e
  • I/e vendosur
  • Idealist/e
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Kirurg/e
  • Terapist/e
  • Menaxhim
  • Zyrtar/e i/e lartë financiar/e

Shigjetari (22 nëntor - 21 dhjetor)

Disa tipare të personalitetit:
  • Aventurier/e
  • Kërkon sfida të reja
  • Shijon jetën
  • Kërkon ndryshim
  • I/e dhembshur me të tjerët
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Mësues/e
  • Pilot/e
  • Operator/e turistik/e
  • Gazetar/e terreni

Bricjapi (22 dhjetor - 19 janar)

Disa tipare të personalitetit:
  • Etikë e fortë e punës
  • Vullnet i mirë
  • Merr përgjegjësi
  • Pragmatik/e
  • I/e orientuar drejt stabilitetit
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Inxhinier/e
  • Menaxher/e
  • Administrator/e
  • Arkitekt/e

Ujori(20 janar - 18 shkurt)

Disa tipare të personalitetit:
  • Kureshtar/e
  • Intelektual/e
  • Ka progres
  • Inovativ/e
  • Përqendrohet në gjëra me vlerë
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Analist/e sistemesh
  • Sipërmarrës/e
  • Fotograf/e
  • Dizejnues Grafik

Peshqit (19 shkurt - 20 Mars)

Disa tipare të personalitetit:
  • Imagjinues/e
  • I/e vëmendshëm/e
  • Shumë empatik/e
  • Aftësia për t'u lidhur me të tjerët
  • Vlerëson vlerat sesa përfitimin financiar
Disa nga profesionet që i përshtaten:
  • Terapist/e
  • Psikolog/e
  • Mjek/e
  • Artist/e
"Miku juaj për punë dhe karrierë" - duapune.com