
Eshtë java juaj e parë në punën tuaj të re dhe jeni të rrethuar nga fytyra të panjohura. Pozicioni juaj nuk ishte i lehtë për tu gjetur dhe padyshim jo i lehtë për tu marrë. Tani ajo që ju mbetet është të tregoni talentet tuaja për të cilat u mburrët në intervistën tuaj. Eshtë një vend i ri për ju, por mund të jetë edhe vendi ku ju mund të kaloni pjesën tjetër të jetës tuaj, prandaj është e rëndësishme të filloni me këmbë të mbarë. Prezantohuni direkt me pjesën tjetër të punonjësve që të ndiheni rehat me njëri-tjetrin. Momenti kritik ku ju shikoheni në sy me të tjerët është momenti ku përshtypja kryesore krijohet. Nxirrni në pah anën tuaj karizmatike dhe jini të sjellshëm dhe një burim ndihme për të gjithë stafin. Javën e parë do duhet të jeni më bashkëpunues dhe të sjellshëm se zakonisht pasi jeni duke krijuar një bazë pozitive për të ardhmen. Duke filluar që tani, ju i shikoni gjërat vetëm me optimizëm. Asgjë më tepër se optimizmi nuk mund ta shtyjë një skuadër që të mendojë se mund t`ja dali. Punoni me integritet dhe entuziazëm dhe do shikoni se kolegët tuaj do duan të punojnë me ju.
Jetën tuaj private mbajeni private: Në momentin që e kaloni derën e kompanisë, jetën tuaj personale mbajeni jashtë saj. Gjithmonë hyni me një buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe tregojini njerëzve që jeni të kënaqur që po i shikoni.
Vishuni siç duhet: Në rregull, e dinit që për intervistën duhej të visheshit shumë mirë por tani që e fituat vendin e punës doni që të luani pak me veshjen serioze sepse të gjithë në punë duket sikur kanë një sens veshjeje serioz dhe praktik. Pas pak kohë, ju mund ta humbisni sensin e formalitetin por për momentin duhet të jeni të mirëmbajtur dhe profesionist deri sa të futeni plotësisht brenda kompanisë. Pesë ditët në vazhdim do jenë shumë të paparashikueshme, pasi ju nuk e njihni ambjentin e punës. Për shembull, shefi juaj mund t`ju kërkojë në zyrë, ose mund t`ju kërkohet të merrrni pjesë në një mbledhje të rëndësishme. Mënyra se si e prezantoni veten në këto raste është një tregues se si do ju trajtojnë njerëzit deri pas tre muajsh. Rriteni kujdesin që tregoni për aparencën tuaj dhe kjo do tregojë se jeni të aftë të tregoheni të kujdesshëm në detaje dhe që keni aftësi shumë të mira organizative. Dikush që ka një veshje profesionale ka më shumë gjasa që të trajtohet si i/e tillë pra synoni që t’i kushtoni rëndësi kësaj pjese pasi njerëzit interesohen për aparencën tuaj profesionale e cila mund t`ju bëjë të konsideroheni për promocion kur të jepet mundësia.
Njëqind përsona me një qëllim: Kolegët tuaj të punës janë shumë të rëndësishëm për të patur sukses. Ata janë njerëzit me të cilët ju do jeni gjatë gjithë ditës prandaj që duhet të shkoni mirë. Tregoni vlerësim për çdo gjë që ata bëjnë por edhe ofroni këshilla ose ide që do i ndihmojnë ata. Thjesht disa fjalë lavdërimi janë e vetmja gjë që duhet për të ngritur humorin.
Loja e emrave: Kjo gjë është shumë e rëndësishme nëse keni një kujtesë të keqe për emrat duhet të gjeni një mënyrë që do ju ndihmojë të mbani mend çdo person shpejt. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është të zgjidhni një karakteristikë të personave dhe ta lidhni me emrin e tyre. Përdoreni këtë mënyrë për personat që kanë emra të vështira për tu mbajtur mend dhe përpiquni që deri në fund të javës të jeni përmirësuar.
Mos e bëni vetëm: Edhe pse pritet që ju të bëni punën tuaj dhe shefi juaj do presi rezultate të shpejta prej jush, nuk duhet të prisni të bëni ndryshime të mëdha që në ditën tuaj të parë. Këtë gjë do e bëni pas njëfarë periudhe kështu që mos mendoni se duhet të bëni çdo gjë saktë që në ditën tuaj të parë, gjithësesi askush nuk pëlqen dikë që i di të gjitha. Tregoni anën tuaj njerëzore dhe pyesni anëtarët e grupit tuaj për këshilla nëse keni ndonjë problem. Njerëzve u pëlqen të ndihmojnë sidomos kur e vlerësoni ndihmën e tyre, dhe kjo lidhje bashkëpunimi që do krijoni do tregojë që jeni ju ajo pjesë që i mungonte kompanisë.
Mbani shënim: Gjatë javës se parë, mund të ndjeni një sfidë dhe ngarkesë mendore. Mbani një bllok dhe një stilolaps për të mbajtur shënime kur ju paraqisni rregulla të reja. Edhe pse dikush mund ta ketë kënaqësi t`ju ndihmojë një ose dy herë, mund të bëhet shumë e lodhshme nëse do duhet t`ju përsërisin të njëjtat gjëra. Kjo gjë përveç se do krijojë probleme në produktivitet, do krijojë përshtypjen se ju nuk jeni vërtet të interesuar në atë që po ju mësojnë. Prandaj mënyra më e mirë është se pasi të keni marrë informacionet që doni nga kolegët tuaj, të mbani shënime çfarë keni folur, kështu që do duket sikur i kapni gjërat shumë shpejtë.
Mbajeni veten të zënë: Javët e para janë një shans për ju që të mësoni gjëra që nga fillimi. Detyrat që keni mund të mos jenë shumë sfiduese, dhe nëse i përmbushni me sukses mund t`ju çojnë në detyrime më të komplikuara. Nëse mendoni se mund të përballoni një volum më të madh pune, mos nguroni t`ja kërkoni supervizorit tuaj. Nëse e mbaroni punën tuaj shpejtë, pyesni kolegët nëse kanë nevojë për ndihmë në atë që po bëjnë. Mos rrini ulur duke u rrotulluar në karrige ose duke pirë kafe. Gjithmonë do jetë dikush që mund të jetë i stresuar dhe i ngarkuar me punë. Ofroni ndihmën tuaj në punën e tyre dhe kështu do vazhdoni të jeni një vlerë e shtuar për kompaninë.
Mos e shikoni orën: Shkoni në punë gjithmonë në kohë por shmanguni që ta lini punën në orën 5 të mbasdites, pasi kjo do e prishte mundimin tuaj për të arritur herët në mëngjes. Nëse jeni duke punuar në një projekt që vërtet duhet të mbarohet, rrini pas pune dhe mbarojeni. Duke treguar angazhimin tuaj e prezantoni veten si dikush që është ambicioz, i fokusuar dhe i dedikuar për të arritur rezultate. Pasi të jeni bërë pjesë e rëndësishme e kompanisë, atëherë mund të jeni në një pozicion që mund të largoheni në 5 të mbasditës nga puna ose ta vazhdoni punën nga shtëpia, por ditët e para është thelbësore të keni një qëndrim modest.
Nuk ka kohë për sëmundje: E vetmja gjë që mund të realizoni çdo ditë pa ansjë trajnim zyrtar është përpikshmëria në kohë. Kjo do të thotë të jeni në zyrë në orën 9 fiks (ose kurdoqoftë fillon puna juaj). Karriera juaj duhet të jetë prioriteti juaj i parë dhe dëshira juaj për të qenë në zyrë duhet të jetë më e madhe se çdo gjë tjetër. Pra, mos merrni leje nga puna javën e parë ose edhe tre muajt e parë! Kolegët tuaj kanë nevojë të dinë që ju do jeni atje në mëngjes.
Mbaje për vete: Në një ambjent të ngushtë pune është shumë e lehtë të filloni diskutime të ndryshme në zyrë. Një buzëqeshje, një lëvizje koke ose çfarëdolloj forme që tregon që jeni dakord me çfarë thuhet, mund t`ju verë në një pozicion jo të dobët. Përpiquni të mos jepni opinionin tuaj për politikat e punës. Pasi të ketë kaluar pak kohe, mund të jeni në një pozicion më të mirë për të shprehur mendimet tuaja por për momentin, mbajini për vete opinionet tuaja edhe nëse jeni dakord me çfarë thuhet.
S’ka kohë për jetë private: Punonjësit shpesh i bëjnë vetes ndere. Ndërkohë që janë në kompjuter duke punuar, shumë nga ata do hapin edhe email-et personale. Të tjerë do përdorin celularin në pushimin e drekës për të telefonuar njerëzit e tyre më të dashur. Ndërkohë që ata ndihen rehat që të përdorin zyrën si shtëpinë e tyre, ju duhet të fokusoheni në punë. Mos harroni… nuk jeni në shtëpi.
Pas disa orësh pije: Nëse kolegët tuaj duan të bëjnë një dalje sociale, merrni edhe ju pjesë. Të takoni kolegët tuaj në një ambjent jo aq serioz sa është zyra, do ju ndihmoi të nxirrni në pah një anë tjetër të personalitetit tuaj. Por mos harroni… ata nuk janë shoqëria juaj personale, ata janë njerëzit me të cilët ju punoni çdo ditë prandaj mos pini shumë pije alkolike dhe mbajeni gojën të kyçur nëse diskutohet keq për kolegë të tjerë.
Mos e zhgënjeni shefin: Shefi ju ka mirëpritur në ambjentin e tij prandaj është e rëndësishme që të ktheni rezultate. Mbajeni të informuar për sukesin tuaj duke lënë një takim për të diskutuar performancen tuaj. Në këtë mënyrë ai mund t`ju thotë se ku do të fokusoheni, gjë e cila mund të ju ndihmojë që ta impresiononi atë dhe t’i tregoni që e meritoni pozicionin tuaj. Nuk ka gjë më të keqe sa të jeni në një punë të re, ku të gjithë sytë janë mbi ju. Ndiqini këto hapa, rrini të qetë, të fokusuar dhe energjik dhe këto ditë të para të punës mund të jenë fillimi juaj për të menaxhuar atë kompani pas pesë vitësh!