Postuar më: June 30, 2021
duapune.com në bashkëpunim me DIMAK Albania (Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë) zhvilloi ditën e sotme, datë 30 Qershor 2021, pranë “Universiteti Aleksandër Moisiu”, trajnimin me temë:
“Rritu profesionalisht për një treg global”
Pjesë e aktiviteteve të DIMAK Albania janë këshillimet për karrierë dhe trajnimet për procesin e aplikimit për punë në Shqipëri dhe Gjermani si për të sapo diplomuarit, ashtu edhe për profesionistët e rinj.
Për çdo interesim mund të kontaktoni DIMAK Albania ose [email protected]