
Kur merrni pjesë në një intervistë duhet të mendoni për shumë gjëra, nga dhënia e përgjigjeve të duhura deri në dhënien e një përshtypje pozitive në përgjithësi. Një intervistë e suksesshme do ju ndihmojë të fitoni vendin e punës prandaj është kritike që intervista juaj të jetë e suksesshme. Një nga shumë faktorët që duhet të merren në konsideratë gjatë intervistës është gjuha e trupit tuaj. Kjo gjuhë jo verbale mund të tregojë shumë gjëra se çfarë kandidati jeni dhe shumë shpesh intervistuesit i kushtojnë më shumë rëndësi këtij aspekti se sa aspekteve të tjera. Në disa raste, kur ka dy intervistues njëri nga ata është për të parë sjelljen jo verbale të një kandidati. Më poshtë janë disa këshilla për gjuhën e trupit që intervistuesit duhet të kenë parasysh:
Çfarë të bëni • Hyni në dhomë me konfidencë dhe mbajeni këtë konfidencë gjatë gjithë intervistes • Jepni një shtrengim dore të sigurtë • Uluni me trupin dhe këmbët drejt, të relaksuara dhe sa më shumë të jetë e mundur të palëvizur. Eshtë në rregull nëse afroheni herë pas here pasi kjo tregon që po dëgjoni, por sigurohuni të mos e ekzagjeroni. • Mbani kontakt verbal • Buzëqeshni dhe tregohuni të sjellshëm • Kini parasysh mos ekzagjeroni lëvizjet e duarve tuaja.
Çfarë të mos bëni • Mos jini më shumë konfident seç duhet • Mos u tregoni të painteresuar • Mos e lejoni veten të shpërqëndruar • Mos shmangni kontaktin verbal • Mos i ulni shpatullat • Mos luani • Mos lëvizni këmbët • Mos i përdorni shumë duart • Mos hani çamçakiz ose karamele • Mos iu përgjigjni telefonatave